Nëse rinia na bën të rritemi, të piqemi, të dimë se si të krijojmë miqësi dhe lidhje të forta që zgjasin gjithë jetën, kur ne plakemi kuptojmë se gjërat nuk janë saktësisht të tilla. Shumë shpesh njerëzit që i përkasin moshës së tretë jetojnë në një vetmi shumë të madhe që në disa raste mund të bëhet simptomë e depresionit të rëndë. Nëse kur jeni të rinj mund ta luftoni trishtimin duke dalë dhe duke bërë diçka tjetër, kur jeni të moshuar, ju nuk keni më forcë të ndryshoni jetën.
Një letër e botuar nga Pilar Fernendez Sanchez në një gazetë lokale na bëri të reflektonim për gjendjen e vetmisë së të moshuarve dhe më pas ajo u shpërnda në internet nga Aner Gondra. Letra ka titullin “Çfarë kam dhe çfarë nuk kam”.
Në letrën Pilar tregon se është 82 vjeç, ka 4 fëmijë, 11 nipër e mbesa, por që rrallë i vizitojnë. Ajo jeton në një apartament 12 metra katror dhe argëtohet vetëm duke kaluar kohë me lojën sudoku. Pilar e do shumë të kaluarën, kohën kur nipërit e saj ishin më të vegjël dhe vinin në shtëpinë e saj për të kaluar kohë me prindërit, dhe ajo përgatiste ushqim të shijshëm për nipërit e saj të dashur. E gjithë kjo nuk ekziston më për Pilar-in.
Sipas fjalëve të letrës, gruaja 82-vjeçare tani kryen terapi profesionale që ndihmon të moshuarit si ajo në punët e përditshme. E gjitha çfarë mbetet nga familja e saj e madhe janë fotografitë që ajo mban në shtëpi. Një letër shumë e fortë, e cila nuk bën gjë tjetër veçse trondit ndërgjegjen e gjithë atyre fëmijëve të rritur, të cilët, për një arsye apo një tjetër, kanë braktisur prindërit e tyre të moshuar në fatin e tyre të trishtë të vetmisë.
Burimi / https://www.guardachevideo.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.