Marrëdhënie

December 7, 2016 | 9:06

Çfarë kërkojnë femrat nga një lidhje?

“Çfarë kërkojnë femrat në një lidhje?” Ka shumë mite në atë që femrat dëshirojnë. Shumica e njerëzve besojnë se ato duan shtëpi të përsosur, një burrë të dashur dhe një familje. Duan lumturi, udhëtime dhe argëtim. Duan një njeri që t’i mbështesë gjithmonë emocionalisht… Ato i duan të gjitha..

1

Sipas një studimi në “Journal of Psychology”, marrëdhënia e kënaqësisë me partnerin është primare për një grua. Me sa duket, për femrat emocionet janë gjëja më e nevojshme. Empatia dhe aftësia për të lexuar emocionet e partnerit të tyre renditet e para në listë. Por, femrat duan më shumë sesa aftësia për të lexuar emocionet e partnerit të tyre. Ato duan besim, mirëkuptim, intimitet dhe hapësirë.

Ja 5 gjërat që duan femrat nga një marrëdhënie:

1- Mirësi

Femrat janë qenie emocionale. Mirësia u lejon lirinë për t’u shprehur. Femrat duan një partner që mund t’u dëshmojë kurajën e tyre dhe dashurinë për to.

2- Intimitet

Femrat duan të ndihen të kuptuara dhe pranuara. Kjo nuk është vetëm për intimitetin, dashurinë dhe dhembshurinë. Ato kanë nevojë për pak gjëra: t’u shtrëngosh duart, një puthje në ballë, lule edhe pa asnjë arsye, një poezi ose një revistë. Ato kanë nevojë të besojnë se partnerët e tyre janë duke menduar për to. Femrat duan të ndjehen të dëshiruara, sepse intimiteti i vërtetë është një përvojë e shenjtë. Intimiteti është dashuri e bukur dhe konstante.

3- Mbështetje

Për një grua nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa mbështetja për vendimet që ajo merr, në lidhje me zgjedhjet e saj të karrierës, vendimet e familjes, çështjet e shëndetit ose financat. Gratë ndihen të sigurta kur partneri i tyre i mbështet, pasi marrin vendime të shëndetshme dhe kanë sukses. Kur një grua ka mbështetjen e partnerit ndihet e mbrojtur.

4- Besim

Themeli për një marrëdhënie të qëndrueshme është besimi. Ndershmëria është ende politika më e mirë. Kur një grua e ka këtë siguri në jetën e saj, ajo është e hapur për të komunikuar pa frikë me partnerin. Besimi nuk lidhet vetëm me besnikërinë, por edhe me hapjen e zemrës dhe ndarjen e bisedave me partnerin. Kjo është besnikëria, bashkëpunimi dhe konsiderata. Besimi përfshin mbështetje, dobësi, integritet dhe intimitet.

5- Një mik të mirë

Femrat kanë lidhje të veçantë me partnerin e tyre. Ato qeshin, inkurajojnë, ndajnë, për të kuptuar njëri-tjetrin. Femrat duan të martohen me miqtë e tyre më të mirë. Ato kërkojnë të shihen dhe kuptohen pa u gjykuar apo kritikuar.

Femrat dëshirojnë të ndjekin ëndrrat e tyre së bashku me partnerin. Ato nuk duan një njeri egocentrik, që t’i dominojë. Dëshirojnë lumturi, dashuri të ndërsjellë dhe admirim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top