Ëndrra se dikush na ndjek është në mesin e ëndrrave më të shpeshta që njerëzit shohin. Por a e dini shpjegimin e kësaj ëndrre? Ekspertja për shpjegimin e ëndrrave Delphie Ellis tregon për këtë ëndërr në veçanti dhe pse njerëzit e shohin atë.
Kjo ëndërr zakonisht transmeton ankth se diçka po ju ndjek. Nëse e dini se kush po ju ndjek në ëndërr kjo ju ndihmon të gjeni se ku qëndron problemi. Sidoqoftë disa njerëz thjesht e dinë se po ndiqen nga dikush apo e ndjenjë një prezencë që po afrohet drejt tyre. Kjo ëndërr ndoshta ju ndodhë sepse keni ndonjë punë të papërfunduar me dikë apo jeni e shqetësuar se e kaluara në një mënyrë do të ndikojnë në të tashmen tuaj.
Kjo nuk do të thotë se keni bërë ndonjë gabim, shumë njerëz mendojnë se ata nuk janë të mirë sa duhet në disa fusha të jetës. Nëse e shihni këtë ëndërr ka gjasa që ju jeni në merak se dikush më i ‘mirë’ do t’ju zëvendësoj ju në vendin tuaj të punës apo në shtëpi”, thotë ekspertja.
Burimi Gazeta Shqiptare Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.