Këshilla & Arsye

June 3, 2017 | 8:00

Çfarë mund të bëni për të përmirësuar gjendjen emocionale

 Për të përmirësuar gjendjen emocionale dhe për pasojë shëndetin tuaj….

1

1) Ndaj dhe dhuro jo kryesisht të holla, por dashuri, ide, kohë… Kjo stimulon lidhje shoqërore, ndjenja të besimit dhe sigurisë.

2) Krijimi i një rrjeti të bukur të marrëdhënieve shoqërore. Dashuria sociale jep lumturi, shëndet dhe jetëgjatësi.

3) Bëni stërvitje. Kujdesuni për trupin tuaj.

4) Vlerësoni gjithçka. Jetoni momentin.Harroni të kaluarën dhe mos u shqetësoni për të ardhmen.

5) Provoni. Mësoni gjëra të reja. Kurrë mos u ndalni!

6) Vendosini vetes qëllimet për të arritur.

7) Zhvilloni elesticitetin. Elasticiteti është aftësia për të reaguar ndaj ngjarjeve traumatike që jeta na ofron, aftësia për të rindërtuar.

8) Mundohuni që gjithmonë të keni një qëndrim pozitiv ndaj ngjarjeve.

9) Pranoni se kush jeni. Ju nuk mund të jeni të përsosur, por ju mund të jeni të lumtur, kjo është e drejta juaj në jetë.

10) I jepni një kuptim jetës suaj. Pa marrë parasysh se ku ju e gjeni kuptimin dhe qëllimin: ajo mund të jetë një fe, mund të jetë edukimi i fëmijëve tuaj. Përgjigja është e juaja.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top