Këshilla & Arsye

February 16, 2017 | 11:20

Çfarë ndikon më shumë në ekuilibrin tonë emocional?

Gjendjet shpirtërore janë gjurmët e brendshme të asaj që jemi duke jetuar, të asaj që kemi jetuar dhe të asaj që nuk e kemi jetuar akoma dhe që do dëshironim ta përjetonim…

1

 

Çfarë ndikon më shumë në ekuilibrin tonë emocional?

E kaluara jonë

Vështirësitë afektive që jetojmë në fëmijërinë e hershme paraqesin probleme në drejtim të stabilitetit emocional, si p.sh: Vdekja e parakohshme e një prindi, figura e pastabilizuar e njërit prej prindërve, me luhatje të forta emocionale…

Transmetimi i vlerave familjare

Mund të jesh rritur në një familje ku shprehja e emocioneve ishte e mohuar, por mund të ketë familje të tjera ku shprehja e emocioneve ka qenë e pakursyer. Sjellja e prindërve ka një rëndësi të veçantë. Janë pikërisht prindërit ata që duhet t’u shpjegojnë fëmijëve se kur jemi të nervozuar, respekti konsiston jo në ulërimat që mund t’i drejtojmë dikujt, por të presim të qetësohemi para se të fillojmë diskutimin.

Rëndësia e përvojës vetjake

Rëndësi kanë edhe përvojat e jetuara dhe ndërveprimet personale. Rastet kur një fëmijë në shkollë skuqet kur duhet të flasë përpara klasës dhe janë të kompleksuar për brishtësinë e tyre. Njerëzit me këto probleme bëhen shpesh të varur nga vullneti i mirë i të tjerëve. Kanë vështirësi për të mbajtur emocionet e tyre nën kontroll dhe në këtë mënyrë, nuk e kanë të zhvilluar aftësinë për të qëndruar në kontakt me të tjerët dhe t’i konsiderojnë ata të barabartë me veten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top