Mirëqenie

February 8, 2017 | 8:51

Çfarë ndodh kur dikush na përqafon?

Përqafimi është një mënyrë intime për të shprehur emocionet. Përqafimi është simbol i dashurisë, respektit, miqësisë, dashurisë … ky gjest përfshin ndjeshmëri njerëzore dhe nëse të gjithë do të përqafonim më shumë, dhimbjet dhe ndjenjat e këqija do të zhdukeshin.

2

Nëpërmjet një përqafimi mund të përcjellim gëzim apo pikëllim, mund t’i themi dikujt pa pasur nevojë që të përdorim fjalët, që të mbështetet tek ne pa kushte. Përqafimi na ndihmon jo vetëm për t’u lidhur me të tjerët dhe të shprehim atë që ndiejmë, por ka dhe efekt shumë pozitv mbi gjendjen emocionale.

Një përqafim stimulon prodhimin e dopaminës, një neurotransmetues i njohur si “hormon i kënaqësisë”, sepse krijon një ndjenjë kënaqësie, largon stresin dhe tensionin. Gjithashtu, një përqafim rrit prodhimin e oksitocinës, i njohur si “hormon i dashurisë”, e cila na lejon të lidhemi emocionalisht me të tjerët.

Dhe fakti më i rëndësishëm është se efektet e një përqafimi janë të menjëhershme.

1

Përparësitë e përqafimit:

♦ Përqafimi ndërton besimin dhe ndjenjën e sigurisë.

♦ Përqafimi ndihmon në komunikimin e hapur dhe të sinqertë.

♦ Përqafimet mund të shtojnë nivelin e oksitocinës.

♦ Përqafimet rrisin nivelin e serotoninës, hormon i cili është përgjegjës për krijimin e gjendjes pozitive shpirtërore dhe për ndjenjë të përgjithshme të lumturisë.

♦ Përqafimi rrit sistemin imun. Ai stimulon gjëndrën timus, e cila rregullon dhe balancon prodhimin trupor të rruazave të bardha të gjakut.

♦ Përqafimi relakson muskujt dhe tendosjen e trupit. Gjithashtu, përqafimet mund të zbusin dhembjen.

♦ Përqafimi i mirë pa dyshim ul nivelin hormonit të stresit, kortizolit.

♦ Përqafimi mund të përmirësojnë humorin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top