Mirëqenie

April 7, 2017 | 9:23

Çfarë ndodh kur dikush na përqafon?

Përqafimi është një mënyrë intime për të shprehur emocionet. Përqafimi ka kaq shumë kuptime, ai mund të ndodhë midis miqsh, vëllezërish e motrash, të dashuruarish, përqafojmë njerëzit që nuk i shohim në kohë, miqtë e vjetër, përqafojmë për të thënë lamtumirë…

Couple hugging outdoors

Simbol i dashurisë, respektit, miqësisë… ky gjest përfshin ëmbëlsi njerëzore dhe intimitet dhe le ta pranojmë, në qoftë se të gjithë në botë do të përqafonin pak më shumë, shumë dhimbje dhe ndjenjat e këqija do të zhdukeshin.

Nëpërmjet një përqafimit mund të përcjellim gëzim apo pikëllim, mund t’i themi një personi që mund të mbështetet tek ne pa kushte dhe se e kuptojmë gjendjen e tij shpirtërore pa përdorur fjalë.  

Përqafimi nuk na ndihmon vetëm për t’u lidhur me të tjerët apo të shprehim atë që ndiejmë, por ka një efekt shumë pozitiv për shëndetin emocional dhe mendor.

  • Një përqafim përmirëson rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut,
  • Një përqafim stimulon prodhimin e dopaminës, një neurotransmetues i njohur si “hormoni i  kënaqësisë”, sepse krijon një ndjenjë kënaqësie, e cila pakëson stresin dhe normalizon tensionin.
  • Vetëm një përqafim rrit prodhimin e oksitocinës, i njohur edhe si “hormoni i dashurisë”, që na lejon të lidhemi emocionalisht me të tjerët.
  • Përqafimi na ndihmon të ndjehemi më mirë me veten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top