Kur fëmijën nuk e dëgjon njeri kur nuk i përgjigjet njeri, e vetmja mundësi që i mbetet, është të shtypi dhe ndrydhi dhimbjen e tij. Ky veprim, shtypja dhe ndrydhja e dhimbjes, provokon te fëmija gjymtimin në shpirtin e tij. Shtypja e dhimbjes, shkakton turbullirë në sferën e ndjenjave, paaftësi për të ndjerë, për të perceptuar dhe për të kujtuar.
Nëse një qenie njerëzore lind në një botë të ftohtë dhe indiferente, e konsideron si të vetmen botë të mundëshme që egziston. Dhe gjithçka, në vazhdim, do të besojë, mbështesë, apo do ta quajë të drejtë do të jetë e bazuar në këto eksperienca të para e formuese. Sot mund të demostrohet që çmimi i kësaj periudhe është shumë i lartë jo vetëm për një individ, por implikon dhe është rrezik i rëndë edhe për grupin.
Përshtatur në shqip nga Lira Gjika
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.