Me çajin jeshil nuk heq dorë nga kafeina apo rritja e energjisë ditore, por përfitoni nga fuqia e tij anti-inflamatore dhe antioksiduese. Ndryshimi i zakoneve është i vështirë vetëm gjatë ditëve të para
Kafeja është një nga gëzimet e jetës. Një traditë, një ritual, mënyra e vetme për të filluar ditën, një justifikim për të takuar njerëz ose për të bërë një pushim në zyrë. Në fakt, doza ditore e kafeinës lehtë mund të zëvendësohet me çaj jeshil, një nxitje e vërtetë për trupin. Llojet e ndryshme të çajit jeshil përmbajnë më pak kafeinë sesa çaji i zi ose kafeja, por mjafton për të dhënë një nxitje.
Nëse zëvendësoni kafenë me çajin matcha, sasia e kafeinës që merrni mund të jetë edhe më e madhe. Por çaji matcha ka efekte të dobishme kundër ankthit. Sipas një studimi të kohëve të fundit, ky çaj aktivizon receptorët e dopaminës D1 dhe serotonin5-HT1A. Një përmbledhje e 49 studimeve, tregoi se tanina (një aminoacid që gjendet në çaj) dhe kafeina kanë efekte të dobishme për vëmendjen dhe kujtesën. Për më tepër, u zbulua se tanina ekuilibron eksitimin e shkaktuar nga kafeina.
Nga kontributi i antioksidantëve, tek fuqia anti-inflamatore, ja cilat janë përfitimet që merr trupi nëse zëvendësoni kafenë me çaj jeshil.
Mund të keni simptoma nervozizmi
E gjitha varet nga cilësia e çajit jeshil që pini. Çaji me gjethe jeshile përmban më pak kafeinë sesa kafeja, rreth 20-30 miligramë për filxhan. Ndërsa çaji matcha ka një sasi më të lartë sepse përmban shumë më shumë gjethe të copëtuara. Simptomat janë dhimbje koke, nervozizëm dhe vështirësi për t’u përqendruar derisa trupi të stabilizohet përsëri.
Gjumi përmirësohet
Ulja e niveleve të kafeinës duke pirë çaj jeshil mund të ndihmojë në uljen e ankthit dhe përmirësimin e gjumit, veçanërisht nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës.
Merrni më shumë antioksidantë
Çaji jeshil përmban komplekse që sjellin përfitime në sistemin imunitar. Një nga antioksidantët më të studiuar në çajin jeshil është katekina, një përbërës që gjendet me bollëk në çaj, kakao dhe manaferra. Studimet kanë treguar që katekinat kanë veti antimikrobike dhe një përmbledhje e publikuar në vitin 2010 tregoi se marrja e tyre zvogëlon rregullisht rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve degjeneruese dhe ndihmon në funksionimin e veshkave dhe mëlçisë.
Zvogëlohet inflamacioni
Inflamacioni, i cili është reagim i sistemit imunitar ndaj kërcënimeve dhe stresit, është një faktor kryesor për të qëndruar të shëndetshëm. Inflamacioni i vazhdueshëm mund të degjenerojë në një predispozicion më të madh ndaj disa sëmundjeve degjenerative dhe tumoreve. Çaji jeshil ka veti të shquara anti-inflamatore, pra është në gjendje të zvogëlojë nivelin e inflamacionit, sepse stimulon përgjigjet anti-inflamatore të trupit dhe qetëson sistemin imunitar.
Përmirëson mikrobiomën orale
Një studim i publikuar në Epidemiology Cancer, Biomarkers & Prevention në 2018 zbuloi se pirësit e çajit kishin në gojë një mikrobiomë më të larmishme se ata që pinin kafe, të kompletuar me sasi më të mëdha të baktereve të dobishme. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve dhe problemeve të përgjithshme të gojës. Përveç shmangies së zverdhjes së dhëmbëve të shkaktuar nga kafeja.
Burimi / https://www.vanityfair.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.