Këshilla & Arsye

August 20, 2018 | 11:57

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk konsumoni fruta…

Frutat dhe perimet përmbajnë disa prej vlerave ushqyese më të rëndësishme për shëndetin tonë. Por sipas një studimi të kryer së fundmi, vetëm 11% e njerëzve hanë fruta dhe perime çdo ditë.

Por çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj, nëse ju nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime.

Ju shfaqen probleme me sistemin e tretjes

Pa fruta dhe perime, ju jeni të prirur të hani më shumë ushqime të thata dhe për pasojë zorra juaj do të përballet me kapsllëkun. Prandaj, sugjerohet të hani sa më shumë fruta dhe perime, nëse doni të keni një zorrë të shëndetshme.

Rritet rreziku nga kanceri

Sipas një studimi, nga Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit (AICR), asnjë ushqim nuk mund t’ju mbrojë nga kanceri, por një dietë e mbushur me ushqime me bazë bimore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të tij. Antioksidantët si: vitamina E, vitamina C dhe karotenoidet mund të zvogëlojnë rreziqet e kancerit duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalët e lirë. Prandaj, hani sa më shumë spinaq, speca, domate, kastravecë, mollë, portokall etj. Pra nëse doni të jetoni shëndetshëm, hani sa më shumë fruta dhe perime.

Do të shtoni në peshë

Nëse ju nuk hani fruta ose perime, ju do hani ushqime të tjera plot me kalori. Prandaj kursejani vetes dietat strikte, ose mungesën e ushqimit dhe hani fruta dhe perime çdo ditë, dhe nuk do të shtoni peshë.

Ka shumë mundësi të prekeni nga diabeti

Për shkak se fitimi i peshës është i lidhur me diabetin, rreziku për t’u prekur nga diabeti është me i madh nëse nuk hani fruta dhe perime.

Do t’ju rritet presioni i gjakut

Një dietë e lartë në natrium  dhe e ulët në fruta dhe perime do t’ju rrezikonte ju nga tensioni i lartë i gjakut. Dhe për pasojë ju do të vuani nga hipertensioni.

Jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

Për shkak të efektit të uljes së presionit të gjakut duhet të hani më shumë fruta dhe perime. Pra nëse keni presion gjaku të lartë ju duhet të hani shumë fruta dhe perime. Nëse ju ia bëni vetes tuaj këtë të mirë, do të mbroni edhe zemrën tuaj nga sëmundjet. Pasi nëse rritet presioni i gjakut ju rrezikoni të prekeni nga ndonjë atak kardiak.

Jeni të rrezikuar nga depresioni

Fakti se ju nuk konsumoni shumë fruta dhe perime, ju rrezikon  edhe shëndetin mendor. Prandaj hani sa më shumë fruta dhe perime.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top