Çrregullimet e gjumit janë bërë një problem i zakonshëm shëndetësor, sepse gjatë ditës ju mund të keni dobësi dhe vështirësi në arritjen e punëve të përditshme. Për këtë arsye, do të shpjegojmë çfarë ndodh në trurin tonë, ndërsa flemë.
Ndërsa flini truri vazhdon të punojë
Kjo është konfirmuar nga studimi i Universitetit të Çikagos që shpjegon se neuronet aktivizohen plotësisht vetëm për disa sekonda, për të përpunuar informacionin e mbledhur gjatë ditës.
Truri mund të riparojë veten
Sipas disa publikimeve të Journal of Neuroscience, ndërsa flini, qelizat përgjegjëse për prodhimin e myelin shtohen, duke lehtësuar kështu riparimin e trurit.
Detoksifikimi i trurit
Studiuesit në Universitetin e Rochester thonë se, ndërsa ne flemë truri fillon të pastrojë mbetjet e dëmshme të akumuluara gjatë ditës. Ky mekanizëm që aktivizohet gjatë gjumit quhet sistemi glymphatic.
Truri kujton
Studime të kryera nga Universiteti i Kalifornisë (UCLA) kanë treguar se, kur flemë, aktivizohen të njëjtat rajone të trurit, të cilat aktivizohen kur kujtojmë gjërat. Ky aktivitet monitorohet në tre rajone: hipokampus, entorhinal dhe neokorteksit.
Truri mëson
Disa botime të revistës Journal of Neuroscience pohojnë se, gjatë gjumit, truri e kupton, asimilon dhe konsolidon informacionin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.