Lifestyle

April 2, 2016 | 10:11

Çfarë ndodh në trupin tuaj nëse lini stërvitjen ?

Përtesa, koha e pa mjaftueshme, mungesa e organizmit të ditës dhe ndonjë arsye tjetër, mund te bëhen shkak për të lënë mënjanë aktivitetin fizik. Kur bëhet fjalë për pak ditë, kjo gjë nuk përbën problem, por kur kjo kohë zgjatet, atëherë ndodhin ndryshime në organizëm.

1.Kur e lëme për pak ditë

Në këtë rast, kjo mund të jetë një gjë e këshillueshme madje, pasi muskujt kanë nevojë edhe për pak kohë pushim.

2.Kur nuk stërvitesh për një javë

Gjatë kësaj kohe muskujt fillojnë të tkurren dhe zvogëlohen, ndërsa indet tentojnë të mbajnë më shumë ujë. Megjithatë, nëse rifillojmë stërvitjen, ndryshimet nuk janë shumë të dukshme dhe rifitimimi i asaj që kemi humbur është jo problematik.

3.Kur nuk stërvitesh për më shumë se dy javë

Në këtë rast, forma fizike është në rënie të lirë. Numri i i mitokondrive, ose centraleve energjike të qelizave muskulore fillon të bjerë dukshëm. Ndërkohë që ndryshime vërehen edhe në nivel aerobik.

4.Nëse nuk stërvitesh për një muaj

Pas kësaj periudhe, të gjitha ato që kishe fituar gjate stërvitjeve të përditshme janë shuar dhe kanë humbur. Masa dhjamore rritet dhe ajo muskulore zvogëlohet. Pas kësaj kohe, me shumë gjasa do të mund të keni edhe probleme me gjumin, pasi rritet niveli i stresit dhe nxitjes së trurit.

5.Kur nuk stërvitesh për disa muaj

Pas kësaj kohe fillojnë të bëhen të ndjeshme ndryshimet në nivel metabolik. Fillon dhe ndjen më shpejt lodhjen dhe sistemi kardiovaskular dhe ai i frymëmarrjes humbasin çdo benefit të fituar më parë.

6.Nëse nuk stërvitesh për një vit

Ne këtë rast kanë humbur të gjitha reflekset që ke pasur, rritet masa dhjamore,ndryshon tërësisht metabolizmi, rritet tensioni, kolesteroli, diabeti i tipit 2, pagjumësia, deri dhe depresioni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top