Ndoshta e dini tashmë se një dhimbje e vazhdueshme gjatë gjithë jetës shkakton ndryshime të thella në trurin tonë, të cilat kanë pasoja të pashmangshme edhe në personalitet.
Mendoni për shembull fëmijët. Mendoni për një fëmijë, i cili është abuzuar vazhdimisht. Nuk ka asgjë më shkatërruese të fëmijërisë sesa episode të tilla. Mjekët dhe psikologët thonë se, vuajtja në këto raste është e ngjashme me atë që përjeton një ushtar në luftë.
Personi ka një frikë të vazhdueshme, është gjithmonë në gatishmëri, vuan shumë nga ankthi dhe është i trishtuar. E gjitha kjo rezulton në ndryshime të neurotransmetuesve në tru. Ato stimulojnë fusha të tilla si amigdala dhe lëvoren ishullore, zonat e trurit që janë të lidhura me frikën dhe dhimbjen. Në afat të gjatë, ky stimul ka një ndikim në personalitetin tonë, që shkakton mungesën e besimit, zemërim, rrezikun e depresionit dhe madje edhe dhunë.
Natyrisht, pasojat janë të ndryshme për secilin prej nesh, por rreziku është i lartë për të gjithë. Mendoni, për shembull, për incidente të dhunës në familje. Përfundimisht, këto teprimet në vuajtjet e trurit, japin rritje të ndjeshmërisë dhe depresionit, por edhe zemërimit dhe frustrimit.
Vuajtja: mësues i jetës
Jeta nuk është një rrugë paqësore për lumturinë e garantuar ose një rrugë e drejtë pa pengesa. Në të vërtetë, është pothuajse e kundërta. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se jeta është plot me emocione nga të cilat mësojmë, pa dyshim, vuajtja është një prej këtyre. Në fakt, kjo është ndoshta është më e mira, por edhe më e pamëshirshmja.
Është thënë se ata që nuk kanë vuajtur nuk kanë jetuar. Ndoshta ky është një koncept pak ‘i ekzagjeruar’, por ia vlen gjithmonë ta mbani në mend. Ne të gjithë duhet të mësojnë nga dështimet tona, nga humbjet tona. Jeta është një proces i vazhdueshëm i të mësuarit. Kush nuk njeh humbje nuk do të jetë në gjendje të ecë përpara dhe të bëhet i fortë.
Vuajtja nuk është e këndshme, e dimë, por kjo nuk duhet të shndërrohet në një mur që rrethon jetën. Vetja juaj, forca juaj e brendshme, fuqia juaj do të jenë motorët që do t’ju bëjnë të luftoni kundër vuajtjes, kurrë mos e harroni këtë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.