Nuhatja, një nga shqisat kryesore, me kalimin e viteve humbet ndjeshmërinë e saj. Por, shkencëtarët kanë arritur në përfundime dëshpëruese, duke pohuar se kur njerëzit humbasin ndjesinë e nuhatjes, ata do të humbin jetën brenda 10 viteve.
Dr Jonas Olofsson i Universitetit të Stockholm në Suedi, ka sqaruar se në studim nuk janë përfshirë njerëzit që vuajnë nga sëmundja e dementias, e njohur për humbjen e ndjeshmërisë së nuhatjes, por janë marrë në studim 1,174 të rritur të moshës 40-90 vjeç.
Shkencëtarët kanë bërë të ditur se humbja e nuhatjes nuk shkakton vdekje të menjëhershme por është një nga shenjat e para paralajmëruese. Ndër faktorët që ndikojnë në humbjen e kësaj shqise janë kryesisht agjentët mjedisor, si viruset, ndotja dhe helmet që qarkullojnë në ajër, si edhe vështirësitë në përshtatjen e sistemit të frymëmarrjes ndaj faktorit mjedis.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.