Këshilla & Arsye

February 19, 2018 | 9:44

Çfarë ndodh nëse puthni fëmijën në buzë

Le te jemi te sinqertë se kur bëhet fjalë për dhënien e këshillave prindërore është e sigurt se jo të gjithë do të jenë të lumtur me atë që ekspertët thonë. Sigurisht, një psikolog i fëmijëve mund të kalojë pjesën më të madhe të karrierës së tij duke formuar një mendim se si fëmijët duhet të rriten, por kjo nuk do të thotë që kolegët e tjerë të tyre të ndajnë të njëjtat mendime.

Për shembull tema e dashurisë. Varësisht se kë pyesni, ju do të merrni dy përgjigje krejtësisht të ndryshme për mënyrën se si duhet të tregoni dashuri për të vegjlit tuaj, sidomos kur bëhet fjalë për sjellje që kanë kuptim të ndryshëm kur fëmijët rriten – P.sh. puthja në buzë.

Për vite me radhë një debat në internet është se kur duhet të jetë mosha për të ndaluar të puthurën në buzë dhe nëse fillimisht duhet të bëhet kjo.

Në një intervistë me psikologen e fëmijëve dhe psikologen arsimore Dr. Charlotte Reznick ajo siguroi atë që përfundoi si përgjigje e diskutueshme nëse nuk është e shëndetshme për prindërit të puthin fëmijët e tyre në buzë.

Ajo filloi duke thënë se nuk ka domosdoshmërisht shumë dëm në puthjen e fëmijëve shumë të vegjël, por ajo bëhet shumë më e çuditshme kur ata të rriten, gjë që do të thotë se prindërit duhet ta shmangin këtë gjë që në fillim.

Nëse filloni të puthni fëmijët tuaj në buzë, kur ndalet?

Ajo shpjegon se ndërgjegjja seksuale e një fëmije fillon të lulëzojë shumë herët, kështu që puthja e pafajshme mund të krijojë shqisa të kufizuara.

“Nëse fëmija 4, 5 ose 6 vjeç merr puthje ndërgjegjja e tyre seksuale shfaqet dhe puthja në buzë mund të jetë stimuluese për ta,” thotë ajo.

Sigurisht, nuk është domosdoshmërisht, por është ajo që psikologu ndjen për ta bërë publike. “Nëse më duhej të përgjigjesha kur të mos puthësh fëmijët e t’u në buzë, do të ishte tani”, pohon ajo.

Në lidhje me këtë pohim ka pasur shumë kundërshtime nga psikologët e tjerë që ndihen shumë ndryshe.

Psikologia klinike Dr. Sally-Anne McCormack i dha Dr. Reznick ekuivalentin e një rrotullimi virtual të syve duke i thënë,”Nuk ka absolutisht asnjë mënyrë që shpjegon se të puthësh një fëmijë të vogël në buzë e bën konfuz, në asnjë mënyrë”, thotë ajo. “Kjo është si të thuash që ushqyerja me gji është konfuze”.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top