Ndonjëherë mund të pyesim veten se çfarë ndodh nëse vezët janë zier më shumë se ç’duhet? A mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë? Siç e dimë, vezët janë shumë të njohura dhe konsumohen nga të gjithë, gjithashtu ato kanë një kosto të ulët dhe mund të hahen në shumë mënyra.
Veza në përgjithësi është një ushqim shumë i gjithanshëm dhe mund të gatuhet në mënyra të ndryshme; ju mund të bëni omletë, mund t’i përdorni në brumë për të bërë qofte, në sallata, ose si përbërës për ëmbëlsira. Në fushën ushqyese, mund të thuhet se ato janë pa karbohidrate dhe përfaqësojnë një burim të mirë të proteinave si e bardha, ashtu dhe e verdha. Ato kanë shumë veti të vitaminave si A dhe D janë një aleat i shkëlqyeshëm i atyre që vuajnë nga anemia që kanë një sasi të mirë hekuri, plus në vezë gjejmë edhe fosfor, kalium dhe magnez.
Vezët përfaqësojnë një ushqim shumë të rëndësishëm për dietën tonë, ato janë me pak kalori dhe studimet e fundit kanë konfirmuar se një vezë në ditë, nuk ka rreziqe për shëndetin tonë, në të vërtetë ata mund të përfitojnë prej tyre. Sidoqoftë, si të gjitha gjërat, ato duhet të përdoren me pakicë dhe pa ekzagjerim; gjithashtu vëmendje duhet t’u kushtohet dhe kur gatuhen, është e nevojshme të respektohet koha e duhur e gatimit. Mbani mend se vezët mund të hahen vetë dhe kanë një kohë gatimi, por ato mund të përdoren gjithashtu për të plotësuar gatime të ndryshme, siç janë pitet e këndshme dhe sallatat e ftohta.
Kini kujdes, kur veza zihet më shumë seç duhet dhe e verdha fillon të bëhet gjelbër, kjo tregon se ka një prani të madhe sulfuri, një substancë shumë toksike që zhvillohet nga hekuri dhe squfuri.
Një rekomandim për të gatuar siç duhet vezën e zier. Koha e rekomanduara e gatimit është 5 – 6 minuta, që nga momenti kur uji fillon të ziejë dhe e verdha nuk duhet të trashet. Vezët duhet të futen në ujë që në fillim, kur uji është akoma i ftohtë.
Burimi / https://www.notizieora.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.