Këshilla & Arsye

January 20, 2021 | 8:30

Çfarë nuk dimë për viruset? Prejardhja e tyre, zbuluesi i parë dhe kuptimi i përcaktimit?

Herë pas here duhet të kthejmë kokën pas për të kuptuar prejardhjen dhe shkallën e krijimit dhe zhvillimit të çdolloj infeksioni, sëmundjeje, ndryshimi fiziologjik që na sjell në ndryshimet pasuese të jetës. Për të kuptuar më shumë rreth viruseve, ju ftojmë të lexoni këto fakte interesante.

1

1.Disa grerëza parazitare lëshojnë vezë të cilat përmbajnë një virus, të koduar në gjenomën e grerëzave, i cili parandalon vemjen të mos i refuzojë vezët.

2.Ka një milion grimca virusi për mililitër ujë deti, për një total global prej 1030 virionesh. Të rreshtuar nga fundi në fund, ato do të shtriheshin në hapësirë 200 milion vjet dritë.

3.Informacioni gjenetik i viruseve mund të jetë ADN ose ARN; një ose i dyfishtë; një molekulë ose disa pjesëza.

4.Emri virus u krijua nga fjala latine që do të thotë helm.

5.Walter Reed zbuloi virusin e parë njerëzor, virusin e etheve të verdha, në 1901.

6.Viruset nuk janë të gjalla, ato janë lëndë organike komplekse. U mungon çdo formë energjie, metabolizmi i karbonit, dhe nuk mund të replikohen ose evoluojnë. Viruset riprodhohen dhe evoluojnë vetëm brenda qelizave.

27.Mbi 1016 gjenoma të virusit të imunitetit njerëzor prodhohen çdo ditë në të gjithë planetin. Si pasojë, mijëra mutantë viralë lindin rastësisht çdo ditë dhe janë rezistentë ndaj çdo kombinimi të përbërjeve antivirale në përdorim ose në zhvillim.

8.Virusi i parë i gripit njerëzor u izolua në vitin 1933. Në 2005, lloji i virusit pandemik të gripit 1918 u ndërtua nga sekuenca e acidit nukleik të marrë nga viktimat e sëmundjes.

9.Viruset më të mëdha të njohura janë mimiviruset, me diametër 400 nanometra (0.0004 milimetra). Gjenoma virale ka gjatësi 1.200.000 nukleotide dhe kodon mbi 900 proteina.

10.Viruset më të vogla të njohura janë cirkovirusët, të cilët kanë diametër 20 nanometra (0.00002 milimetra). Gjenoma virale ka gjatësi 1.700 nukleotide dhe kodon dy proteina.

11.Gjenoma HIV-1, e cila është e gjatë rreth 10,000 nukleotide, mund të ekzistojë si 106020 sekuenca të ndryshme. Për ta vënë këtë numër në perspektivë, ka 1011 yje në galaktikën Rruga e Qumështit dhe 1080 protone në univers.

 

Përgatiti Gea Veizi, maturante, gjimnaze “P.N.Luarasi” / Burimi virology.ws

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top