Është periudha e vitit, kur ju keni një melodi të vazhdueshme, teshtini. Për t’u siguruar që do të keni shërim të shpejtë nga gripi duhet të shmangni këto gjëra:
1. Nuk duhet të shkoni në punë
Një studim i kohëve të fundit ka treguar se gati një e treta e punëdhënësve kanë raportuar një rritje të njerëzve që shkojnë në punë, ndërsa ata janë të sëmurë. Kjo nuk është produktive. Jo vetëm që do të vononi shërimin tuaj, por do të infektoni edhe kolegët tuaj.
2. Mos prekni fyyrën tuaj
Sigurohuni që të lani duart tuaja rregullisht dhe tërësisht.
3. Shtrëngimi i duarve (e puthura në faqe është në fakt më e sigurt)
Për të shmangur kalimin e mikrobit tek dikush tjetër. Nëse mikrobet janë në duar e dikujt ka me shumë gjasa të transferohen në gojë ose në hundë.
4. Shmangni dehidratimin
Ju duhet të konsumoni lëngje për të të zëvendësuar ato që ju humbni gjatë etheve.
5. Marrja e antibiotikëve
Gripi shkaktohet nga një virus – virusi i gripit. Viruset nuk përgjigjen ndaj antibiotikëve kështu që trupi juaj duhet ta luftojë infeksionin vetë.
6. Mos neglizhoni dietën tuaj
Mos harroni se ju jeni ajo që ju hani. Ushqimi ka një ndikim të rëndësishëm në shëndet. Mundohuni të mbani dietën tuaj të balancuar dhe hani: fruta dhe perime të ngjyrave të ndryshme për të siguruar vitamina, minerale dhe anti-oxidantë.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.