Lëngjet që konsiderohen si të shëndetshme shpesh përmbajnë sheqer shumë më tepër sesa ne e kuptojmë dhe mund të shtojnë deri në 450 kalori në ditë për dietën tonë.
Lëngu i shegës përmban sheqer gati 18 lugë çaji më shumë sesa njerëzit mendojnë, ndërsa një çokollatë milkshake kishte 7.5 lugë çaji më shumë se duhet.
Hulumtimi nga Universiteti i Glasgout sugjeron se një person mesatarisht në Britani të Madhe konsumon 3,144 kalori në javë përmes pijeve jo-alkoolike, në konsum të lëngshëm.
Kjo shton rreth 450 kalori në ditë për dietat tona – ekuivalente me pothuajse një të katërtën e marrjes së rekomanduar të kalorive të përditshme për gratë dhe rreth një e pesta për burrat.
Shumë njerëz nuk arrijnë ta mendojnë këtë dhe nuk e kuptojnë se sa shumë sheqer ka një lëng frutash të blerë.
Naveed Sattar, profesor i mjekësisë së metabolizmit, në Universitetin e Glasgout, tha: “Çfarë pini mund të jetë aq e dëmshme për trupin si ajo që ju hani dhe nuk ka asnjë dyshim që konsumoni shumë sheqer përmes lëngjeve, që rrisni kaloritë tuaja duke çuar në trashje të barkut.”
Ndaj njerëzit duhet të jenë tepër të kujdesshëm kur të blejnë lëngjet, dhe aq më tepër kur i pijnë ato, të mos pijnë me mendjen se janë lëngje të freskëta, pasi në fakt ato kanë një sasi të lartë sheqeri shumë herë mbi normalen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.