Këshilla & Arsye

August 6, 2018 | 10:19

Çfarë po i shkakton alumini trupit të njeriut?

Përgatiti Aida Shquti

Në ditët e sotme, alumini është metali që përdoret më shumë. Atë e marrim përmes ajrit, ujit dhe tokës. Ndryshe nga kalçiumi, magnezi dhe hekuri, trupi ynë nuk ka nevojë për këtë metal, por kur bie në kontakt me të, e përthith, duke vuajtur dëme të parikuperueshme nëse është marrë në sasi të mëdha.

letraq

Aluminin e gjejmë në letrat që mbështjellim ushqimin, në enët që përdorim për gatim, në deodorantet antidjersë, si edhe në paketimet e produkteve si patatina, biskota etj.

Sasia e aluminit që futet në trupin e njeriut kur përdorim letrën e aluminit në ushqime të nxehta dhe kryesisht ato me përmbajtje të lartë aciditeti, siç është limoni dhe domatja, është 1-2 mg. Kjo sasi konsiderohet e vogël, por kontakti i vazhdueshëm me këtë metal mund të çojë në probleme madhore siç janë:

– Humbja e kujtesës

– Probleme me ekuilibrin

– Probleme neurologjike

– Dëmtime kockash

– Probleme me frymëmarrjen

– Fibrozë pulmonare

letraStudimet kanë treguar edhe lidhjen që ka alumini me sëmundjen e Alzhaimerit, pasi kanë gjetur sasi të konsiderueshme në trurin e personave që vuajnë me këtë sëmundje. Kurse me përdorimin e deodorantëve, poret e përthithin aluminin, duke rritur nivelin e toksinave në trup. Për këto arsye duhet që:

  • Të eliminojmë përdorimin e letrës së aluminit me ushqimet e ngrohta.
  • Në vend të deodorantëve me përmbajtje alumini, të përdorim ato me 0% alumin.
  • Të zëvendësojme enët e aluminit me ato prej balte, xhami dhe qeramike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top