Lifestyle

February 6, 2017 | 11:16

Çfarë sekreti përmbajnë etiketat e frutave?

Shumë prej nesh i vënë re etiketat në fruta, por mendojmë se janë një detaj i parëndësishëm. Përveç logove të shndritshme, ato kanë edhe një kod dixhital PLU (Price Look Up Code). Rezulton se, prodhuesit e frutave nuk përpiqen vetëm të reklamojnë veten, por tregojnë edhe të dhëna të rëndësishme të konsumit.

Çfarë sekreti përmbajnë etiketat e frutave?

Një kod katërshifror që fillon me numrin 3 ose 4

1

Kjo do të thotë se fruti është prodhuar me ndihmën e teknikave moderne agronomike, duke përfshirë plehra të shumtë dhe pesticide.

Një kod pesëshifror që fillon me numrin 8

2

Kur e shihni këtë afishe, fruti është modifikuar gjenetikisht, si pjesë e procesit të rritjes. Ky është ushqimi GMO, që vazhdon të shkaktojë aq shumë polemika. Studimet tregojnë se pjepri, bananja dhe papaja janë frutat që modifikohen më shpesh gjenetikisht.

Një kod pesëshifror që fillon me numrin 9

3

Nëse ju shikoni këtë kod, fruti është rritur duke përdorur metodat e vjetra të të parëve tanë: me duart e tyre dhe pa kimikate. Këto janë produkte organike.

Nëse fruti nuk ka kod Plu

4

Kjo mund të jetë e rrezikshme: fruta që importohen nga jashtë gjithmonë duhet të etiketohen në këtë mënyrë. Nëse nuk ka një etiketë, shanset janë se, është larguar për një arsye të caktuar dhe kjo nuk është në avantazhin tuaj si një konsumator.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top