Një ekip ekspertësh ka analizuar elementët që rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Ushqimi, sjellja e gabuar, ekspozimi ndaj kimikateve të dëmshme… Ekzistojnë shumë faktorë të identifikuar nga ekspertët, që lidhen direkt me kancerin.
Sheqeri është ushqimi i parë që është në listën e zezë të shkencëtarëve, sipas hulumtimit më të fundit, ai është një lloj karboni për zhvillimin e qelizave të kancerit. Edhe ushqimet e përpunuara kanë qenë prej kohësh nën lenten e vëzhguesve, për shkak të përqendrimit të lartë të ngjyruesve dhe konservuesve.
Në vendin e tretë, janë klasifikuar cigaret, për përqendrim, mesatarisht të rreth 70 kimikateve të dëmshme. Dielli vë në rrezik lëkurën, veçanërisht nëse ekspozoheni pa asnjë lloj mbrojtjeje. Rreziku në këtë rast, është që të zhvillohet melanoma, e njohur nga të gjithë si kanceri i lëkurës.
Ekspozimi ndaj kimikateve të dëmshme në vendin e punës mund të çojë gjithashtu në zhvillimin e formave të ndryshme të kancerit. Një incidencë e lartë e tumoreve është zbuluar, për shembull, në mesin e punonjësve të sektorit të aluminit dhe piktorëve (për substancat që gjenden në bojë). Edhe punëtorët e natës, për shkak të ndryshimit të ritmit, janë në rrezik më të madh.
Ndonjëherë rreziku mund të vijë edhe nga uji i rubinetit. Ky është rasti i arsenikut, një substancë natyrale, e cila në disa vende është zbuluar në sasi të mëdha në ujë të pijshëm. Gjithashtu për të shtuar listën e ushqimeve kancerogjene janë ato të pjekur në skarë, ato që gatuhen në temperatura shumë të larta, e njëjta gjë vlen edhe për mishin e përpunuar si salsiçe dhe hot dogs.
Burimi / /www.scienzenotizie.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.