Sytë mund të jenë dritare për shpirtin, por thonjtë mund të ofrojnë një paraqitje të rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Problemi: Thonj të verdhë
Kjo mund të ndodhë natyrshëm me moshën. Por, gjithashtu e verdha mund të shkaktohet duke i bërë shpesh thonjtë me xhel apo akrilik. Provoni të bëni një pushim nga sallonet e bukurisë për t’ju dhënë thonjve shans që të shërohen. Një tjetër shkak i mundshëm: pirja e duhanit.
Problemi: të plasaritur, apo thonj të brishtë
Kjo mund të jetë nga noti, përdorimi i tepruar i manykyrit të thonjve, larja e enëve pa doreza, ose vetëm nga të jetuarit në një mjedisme lagështi. Shkaqe të tjera të mundshme përfshijnë ekspozimin ndaj kimikateve. Megjithatë, në qoftë se thonjtë e brishtë janë një problem i vazhdueshëm, flisni me mjekun tuaj, pasi shkakton aktivitet të ulët të gjendjes tiroide.
Problemi: Lakimi
Kur skajet e gishtave tuaj bymehen dhe bëhen të lakuar, nganjëherë mund të jenë një shenjë e mëlçisë ose sëmundje të veshkave.Nëse jeni duke përjetuar këtë, flisni me mjekun tuaj.
Problemi: Njolla të bardha
Shumë njerëz besojnë që njollat e bardha në thonj tregojnë një mangësi kalciumi, por ky nuk është rasti tipik. Zakonisht, këto njolla të bardha nuk janë shumë të rëndësishme. Ata janë shpesh rezultat i traumave të vogla, të tilla si prerja e gishtit.
Problemi: Kurriz horizontal
Kjo është tipike rezultat i traumave të drejtpërdrejta nga manykyri. Mund të shkaktohet nga një reagim ndaj drogës, ose në qoftë se pacienti kohët e fundit ka bërë kimioterapi.
Problemi: kurriz vertikal
Kjo është zakonisht një shenjë normale e plakjes.
Problemi: thonjtë e kafshuar
Ndonjëherë mjekimi psikiatrik është i nevojshëm për të trajtuar këtë problem.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.