“Kam ecur gjithmonë në rrugën time. Nuk dëgjoj askënd dhe eci përpara”. Kjo është mantra e Christian Vieri, i njohur si Bobo, që gjatë një interviste për “Verissimo” tregon karrierën dhe jetën e tij, duke filluar që nga hapat e parë shumë të vështirë: “U nisa nga Australia 14 vjeç për të realizuar ëndrrën time, që të bëhesha një futbollist, dhe që atëherë më quanin si të ‘rekomanduar’, por e gjitha kjo më ka bërë më të fortë”.
Përveç të qenit futbollist, Bobo është edhe njeriu që ia doli të bëhej protagonist edhe i jetës mondane me historitë e tij të dashurisë, me yjet e televizionit italian dhe jo vetëm. Është edhe një grua tjetër e veçantë në jetën e Christian, mami Nathalie: “Isha shumë i ngjitur pas mamit, nuk më vjen turp ta pranoj. I shihja shumë pak prindërit e mi, ndaj më mungonin shumë”.
I pari që besoi në aftësitë e Bobo ka qenë gjyshi Enzo: “Ishte i marrosur pas meje, më çonte në provime, çdo herë që bëja diçka me topin, i ndriçonin sytë. Vinte më shikonte kudo”.
Me prindërit Bobo flet për gjithçka: “Nuk kam pasur kurrë probleme me prindërit. Kemi folur gjithmonë për çdo gjë”.
Dhe tani që prind do të bëhet edhe vetë, ai shprehet: “Duhen dhe 30-35 ditë nga lindja e vajzës. Mezo po pres, dhe dua të qëndroj pranë saj dhe Costanza gjatë lindjes. Më pas mund të mendojmë edhe për martesën”.
Përgatiti Manjola Ereqi / Burimi tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.