Kur është fjala për marrëdhëniet, të famshmit nuk janë të imunizuar ndaj dështimit. Divorci dhe ndarja janë rendi i ditës në Hollivud. Me oraret e ethshme, bombardimet e vazhdueshme nga paparacët, një rrjedhë e pafundme njerëzish të bukur që kalojnë në jetën e tyre, nuk është çudi që ata nuk zgjasin! Martesat janë gjithmonë punë e vështirë. Por, ka disa përjashtime nga rregulli. Nuk është e vështirë të gjesh histori frymëzuese dashurie në Hollivud dhe më gjerë. Disa çifte janë dy aktorë të suksesshëm, ndërsa çiftet të tjera kanë një bashkëshort i cili është një “mega-star”, ndërsa tjetri është i panjohur për publikun. Ja disa nga martesat më të qëndrueshme dhe më të suksesshme. Kjo është një arritje
për çdo çift, por sidomos për një çift në showbiz.
TOM HANKS DHE RITA WILSON u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Bosom Buddies”. Lidhjen e tyre 28-vjeçare e kanë kurorëzuar me martesë në vitin 1988. “Tek Rita gjeta partneren e duhur. Kur e takova për herë të parë mendimi që më përshkoi ishte: Unë nuk do të jem më i vetmuar!”, thotë Hanks.
SARAH JESSICA PARKER DHE MATTHEW BRODERICK u takuan në vitin 1991, dhe në vitin 1997 e formalizuan marrëdhënien e tyre me martesë. Ata asnjëherë nuk kanë pranuar të flasin për sekretin e lidhjes së tyre, duke e konsideruar si diçka tepër intime për çiftin.
WILL SMITH DHE PINKETT SMITH JEDDAH janë në një marrëdhënie që nga viti 1994. Ata u martuan në vitin 1997. Për Smith, martesa me Jeddah ka qenë një “torturë” e vërtetë. Sekreti i jetëgjatësisë tepër i thjeshtë: Mos e lini të shkojë!
GOLDIE HAWN DHE KURT RUSELL pas 30 vitesh së bashku dashuri, vendosën vetëm një vit më parë të kurorëzonin lidhjen e tyre ligjërisht. Ata janë shumë të çmendur për njëri-tjetrin, kjo i ka mbajtur
gjatë si çift.
DENZEL DHE PAULETTA WASHINGTON kanë qenë të pandashëm që nga viti 1977, por Denzel duhej t’i propozonte disa herë para se ajo më në fund të binte dakord të martohej me të në vitin 1983. “Mendoj se duhet të punoni për martesën, dhe jo të hiqni dorë nga njëritjetri. Ky është një angazhim. Nuk është
gjithçka muaj mjalti, nuk zgjat përgjithmonë, ndaj punoni për të. Dhe mbi të gjithë ruani miqësinë e mirë mes njëritjetrit, kjo do t’ju ndihmojë!” vlerëson Denzel.
STING DHE TRUDIE STYLER. Çifti ka pritur 10 vjet për t’u martuar pas lidhjes në vitin 1982. Këngëtari beson se çelësi i martesës jetëgjatë ka qenë miqësia e mirë.
BEYONCÉ DHE JAY Z. Beyoncé tha se ishte 19 kur ajo pati takimet e para me Jay, që do do të thotë se lidhja e tyre ka filluar në 1999 ose 2000. Por dashuria e tyre ka xhelozuar mjaft të tjerë, duke e
bërë çiftin të jetë shpesh në qendër të aludimeve për prishjen e lidhjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.