Ethet e fushatës elektorale për kandidaturën për Presidentin e ri të Amerikës duket se nuk e kanë ndaluar për asnjë moment të shkëputet nga një dashuri më e madhe siç është ajo për nipin e sapoardhur në jetë. Kandidatja Hillary Clinton së bashkë me bashkëshortin Bill, kanë ndarë këto emocione përmes një fotoje plot dashuri ku ftojnë edhe ndjekësit e tyre në rrjetet sociale të bëhen pjesë e ndjesisë së tyre. E ku ka dashuri më të madhe se kjo! Ja se si i përcjell Hillary këto ndjesi: “Çfarë kënaqësie të jemi me nipin tonë të ri Aidan. Shumë mirënjohës!”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.