Çfarë është më e vështirë për të përshtatur rrobat tuaja të 50 viteve më parë, ose për të mbajtur një martesë të lumtur për gjysmë shekulli?
Duket e pamundur, por jo për Carole Ann dhe Jim Stanfield.
Mbesa e tyre Hayley donte t’i shikonte fotografitë e familjes dhe kur Jim, tani 71 vjeçar shkoi për t’i marrë ato, ai gjeti veshjet e dasmës së çiftit.
Hayley iu lut gjyshërve që t’i provonin ato rroba. Dhe të dy ranë dakord për ta bërë këtë sfidë, pra t’i vishnin rrobat e dasmës së tyre, që i kishin veshur para 50 viteve.
“Kur Hayley zbuloi se ne ende i kishim veshjet e dasmës, ajo tha se duhet t’i provonim e këmbënguli që t’i vishnim, kështu që e bëmë për të. Na rrinin në mënyrë perfekte. Ajo gjithashtu na tha të organizonim një festë për të kremtuar përvjetorin”, tha znj.Stanfield.
Çifti veshën rrobat e njëjta të dasmës që i kishin veshur me datë 1 tetor, 1966 dhe dukeshin të mahnitshëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.