Për ata që kanë probleme hipertensioni ose zemre, çikorja mund të bluhet dhe të kthehet në kafe speciale, që nuk përmban kafeinë… Një bimë e zakonshme e cila shpesh keqkuptohet, çikorja i takon familjes së lulediellit dhe të margaritarëve, të quajtur Asteraceae, “kushërinjtë” e afërt me marulet dhe dandelionet.
Çikorja (Cichorium intybus) bën pjesë në familjen e barishteve, të cilat gjejnë përdorim të rëndësishëm në kuzhinë, por mbi të gjitha vlen edhe si barishte mjekësore. Ekzistojnë versione të gjera dhe me gjethe të përdredhura, ndonjëherë të njohura si endive (cichorium endive) dhe escarole. Gjethet e jashtme të çikores janë të gjelbra dhe mund të jenë të hidhura në shije, por brendësia e gjethes është diku te jeshile e hapur dhe me shije më të butë.
Përfitimet shëndetësore të çikores
Çikorja është një bimë e bekuar me sasi të vogla por të rëndësishme të çdo vitamine të nevojshme. Ajo përmban minerale si zinku, magnezi, mangani, kalciumi, hekuri, kaliumi, acidi folik dhe vitaminat A, B6, C, E dhe K.
Herbalistët e kanë vlerësuar çikoren si një bimë medicinave që është përdorur për të shëruar një shumëllojshmëri sëmundjesh për të paktën 1000 vjet.
Është përdorur në disa kontinente si një tonik për mëlçinë, për të lehtësuar shqetësimet e stomakut, për të çlodhur e për të qetësuar nervat, për të rregulluar rrahjet e zemrës dhe për të trajtuar osteoartritin dhe diabetin.
Rreth 56 gramë çikore siguron rreth 4% të vlerës ditore të fibrave, që ka një efekt natyral diuretik dhe laksativ në trup. Çikorja është bekuar me sasi të vogla të çdo vitaminë esenciale. Në 7% të vlerës ditore, seleni dhe mangani janë dy kryesoret.
E para ndihmon në rregullimin e hormoneve të tiroides dhe sistemit imunitar, ndërsa ky i fundit mbështet formimin e kockave të shëndetshme, indeve dhe hormoneve seksuale. Vitamina B6 (pyridoxine) mban nivelet normale të sheqerit në gjak dhe nervat. Kaliumi është thelbësor për funksionin optimal të veshkave, fosfori metabolizon proteinat, sheqer dhe kalcium, ndërsa vitamina C lufton infeksionin.
Ndërsa rrënjët e çikores përmbajnë inulinë të pasuruar me oligosakaride, një element prebiotik jetësor i sistemit imunitar që stimulon rritjen dhe aktivitetin e probiotikëve, gjë që në anën tjetër përmirëson shëndetin e tretjes, duke parandaluar disbalancën e florës së tretjes dhe për të inkurajuar eliminimin e shëndetshëm.
Kujtojmë këtu që, OLIGOSAKARIDET janë të pranishme vetëm në disa burime: qumështi i gjirit, qepët, hudhrat, bishtajoret dhe bananet.
Duke pasur kaq shumë lëndë ushqyese si në rrënjë edhe në gjethe, gjethet e çikoreve posedojnë veti unike si të qumështit të gjirit (kujtohuni që kur çikorja është e njomë, nëse e këpusni dhe mëshoni pak me forcën e gishtave mbi kërcell, gjethe apo rrënjë, ajo nxjerr si qumësht).
Për të përfituar nga çikorja për të gjitha problemet që thamë më lart, përdoreni sa më shumë si sallatë, gjellë, supë, mbushje byreku etj, sidomos kur ka sezonin.
Kafeja me çikore, nuk përmban kafeinë
Me një shije jo shumë ndryshe nga çokollata, çikorja e tharë apo e grirë shtohet në ujin e ngrohtë për të përgatitur “kafe” (ose shtohet si përbërës në të), por nuk përmban kafeinë. Kjo e bën çikoren një bimë ideale për ata që kanë tension të lartë gjaku, por u pëlqen kafja apo çaji.
Duke përdorur premisën që kafja e cikores pa-kafeinë është një burim i pasur i fenoleve të bimëve, hulumtuesit kanë kryer një studim klinik mbi 27 vullnetarë të shëndetshëm, të cilët konsumuan 300 ml kafe çikoreje çdo ditë për një javë, për të parë nëse ajo mund të kishte disa përfitime kardiovaskulare dhe si ndikonte në hipertension.
Shkencëtarët dolën në përfundimin se çikorja ishte një pikënisje inkurajuese për të përcaktuar efektet anti-trombotike dhe anti-inflamatore, të përbërjeve fenolike të gjetura në kafenë e çikores. Ju që keni hypertension, mund të thani çikoren e grimcuar, bashkë me rrënjët. Nëse keni mulli kafeje, bluajeni njësoj sikur të ishte kafe (rrënjën e thatë). Pastaj përgatiteni po njësoj. Ju bëftë mirë kafja e çikores dhe rrini qetë, vlerat e tensionit nuk do t’ju ngrihen, ndërkohë që keni marrë të gjitha fenolet nga kjo barishte e egër.
Çikorja luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit imunitar duke larguar të gjithë bakteret e rrezikshme. Antioksidantët që gjenden në këtë bimë largojnë radikalet e lira nga qarkullimi i gjakut duke zvogëluar kështu shanset e sëmundjeve të ndryshme duke nisur nga ato të zemrës deri tek dëmtimi i qelizave. Ndërkaq, çikorja ul nivelet e ankthit dhe stresit.
Një barishte e shkëlqyer për tretjen
Një nga arsyet përse duhet të shtoni çikoren në dietën tuaj është se ajo përmirëson funksionet e aparatit tretës. Çikorja përmban një probiotik të fuqishëm të njohur si inulin e cila redukton aciditetin në trup dhe zgjidh problemet që vijnë nga mostretja.
Inulina gjithashtu redukton nivelin e kolesterolit të keq i cili shkakton tension të lartë të gjakut dhe bllokon arteriet dhe venat duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Studimet vazhdojnë akoma, por çikorja besohet të ketë ndikim të zvogëlimin e ritmit të zhvillimit të radikaleve të lira. Inulina luan rolin e një fibre natyrale që ndihmon lëvizjet e zorrëve dhe parandalon konstipacionin. Kur procesi i tretjes është i rregullt, njerëzit kanë më pak gjasa të vuajnë nga një sërë diagnozash gastrointestinale përfshirë radikalet e lira që dëmtojnë stomakun dhe të zorrët.
Kujdes!
Gratë shtatzëna nuk duhet ta teprojnë me çikoren sepse mund të stimulojë menstruacionet dhe me shumë gjasë një abort. Për më tepër gratë që ushqejnë fëmijët me gji gjithashtu nuk duhet ta teprojnë me çikoren ndonëse studimet mbi transferimin e vlerave nga nëna tek fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit janë të pamjaftueshme.
Për më tepër, çikoret janë të dëmshme për ata që kanë gur në tëmth ose kanë vuajtur nga problem të ngjashëm në të shkuarën. Nëse nuk keni probleme të tilla mund ta shijoni çikoren pa u shqetësuar
Burimi / supershendeti.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.