Këshilla & Arsye

January 16, 2020 | 9:58

Cila është dieta e duhur për ju, në bazë të moshës?

Miti më i madh që shumica e njerëzve e besojë është se diçka e quajtur “dieta e përsosur” ekziston. Asnjë trup i njeriut nuk është i njëjtë dhe sigurisht, ajo që është dieta më e mirë për një person mund të mos jetë në interesin më të mirë të një tjetri.

Sidoqoftë, në varësi të moshës suaj, ekzistojnë disa produkte ushqimorë që duhet t’i shmangni dhe disa të tjerët që duhet t’i përfshini në dietën tuaj ditore për të qëndruar të shëndetshëm.

  1. Në moshën e adoleshencës

Në këtë fazë, trupi juaj po rritet dhe zhvillohet, për këtë arsye keni nevojë për shumë lëndë ushqyese. Gjithashtu kjo është faza kur njerëzit fillojnë të shmangin mëngjesin dhe të ndjekin një dietë të përbërë kryesisht nga ushqim i shpejtë, gjë që është e gabuar. Nëse jeni në këtë grupmoshë, bëjeni zakon të hani mëngjes çdo ditë. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimet tuaja të preferuara, por konsumojini në sasi të vogël. Përfshini në dietën tuaj kalcium, proteina dhe ushqime të pasura me hekur.

  1. Në të 20-at tuaja

Kur jeni në të 20-at është koha që ushqimin e dëmshëm ta zëvendësoni me atë të shëndetshëm! Largoni patatinat për kokoshkat, qumështin e çokollatës për çokollatën e errët, kos në vend të akullores dhe konsumoni pulë të pjekur jo të skuqur. Përfshini në dietën tuaj ushqime të pasura me omega-3 dhe acid folik, si zarzavate me gjethe, bukë, makarona, arra, salmon dhe farat chia.

  1. Në të 30-at

Për të mbështetur ndryshimet trupore që ndodhin gjatë kësaj moshe, përfshini në dietën tuaj ushqime që ndërtojnë muskuj dhe i bëjnë kockat më të forta. Artikujt e pasur me proteina si vezët, farat, arrat, produktet e sojës, gjoksi i pulës dhe quinoa janë miqtë tuaj. Qumështi dhe kosi janë thelbësorë për forcimin e kockave, por nëse është e nevojshme, merrni parasysh marrjen e shtesave të kalciumit dhe proteinave.

  1. Në të 40-at

Për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak dhe për të rritur metabolizmin tuaj, në këtë fazë, sigurohuni që të përfshini fibra në dietën tuaj. Artikujt si brokoli, drithërat dhe patatet do t’ua japin lehtësisht këtë. Ushqimi i shpejtë duhet të shmanget, por si një trajtim për veten, provoni të bëni burgers në shtëpi. Artikujt e tjerë ushqimorë që mund të konsumoni janë sanduiç të shëndetshëm shtëpiak, produkte qumështi pa yndyrë, fruta dhe perime. Në çdo vakt, sigurohuni që të përfshini proteina.

  1. Në të 50-at

Me kalimin e moshës, niveli ynë i metabolizmit zvogëlohet, për këtë arsye këshillohet që të konsumoni ushqime që mund të treten lehtë. Kur jeni në të 50-at, duhet të ndërroni qumështin normal me atë të bajames dhe drithërat tuaja të rregullta me lloje që nuk janë të shijshme dhe me sheqer. Në vend të kësaj mund t’i shtoni mjaltë. Për të zvogëluar shenjat e plakjes, hani avokado, brokoli, boronica, arra dhe spinaq. Konsumi i mollëve mund t’ju ndihmojë të ulni kolesterolin dhe të luftoni diabetin.

  1. Kur jeni 60 vjeç e lartë

Kur jeni në këtë fazë, sigurohuni të përfshini çdo ditë në dietën tuaj 5 vakte me perime dhe 2 me fruta. Konsumoni produkte të pasur me hekur si spinaq, thjerrëza dhe fasule. Soja dhe zarzavatet me gjethe do t’ju ndihmojnë gjithashtu të qëndroni të aftë. Përveç këtyre, reduktoni marrjen e kripës. Para se të blini produkte të caktuara kontrolloni për kripë të shtuar. Pini më shumë ujë dhe shmangni sa më shumë që të mundeni ushqimin e papjekur dhe të ëmbël.

 

 

Burimi / https://brightside.me/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top