Menstruacionet, barra, menopauza janë atribute të feminitetit. Alamet simbolesh – do të thoshim, kur mjekët na paralajmërojnë (dhe ne e ndiejmë në lëkurën tonë): këto evenimente janë të natyrshme të trazojnë ekuilibrin mendor dhe kapacitetin vendimmarrës. Me një fjalë, gjatë këtyre ditëve para dhe mbas menstruacioneve, para dhe pas shtatzënisë, gjatë menopauzës (që do të thotë, gjatë gjithë jetës, me disa ndërprerje të vogla), jemi “të papërballueshme” ose “histerike”, si na etiketojnë disa meshkuj shumë “xhentilë”. Të paktën, na sigurojnë që nuk jemi ne për t’u fajësuar. Po kush, atëherë?
Gjithçka nis nga…truri
Psikanalistët i analizojnë imtësisht këto fenomene: disa prej tyre mendojnë se shkaku kryesor i këtij “misteri femëror” është pikërisht truri, vetëm ai është përgjegjësi kryesor për të gjitha ciklet biologjike. Të tjerë konsiderojnë se “faktorë” janë hormonet seksuale femërore, të cilat ndikojnë gjendjen tonë.
Në moshën 40-vjeçare, shkaku është instalimi i pre menopauzës
Në këtë periudhë, e quajtur edhe “parathënia e menopauzës”, dhe pas instalimit të menopauzës mund të përjetojmë “eksperimente unike”, gjendje euforike të cilat alternohen me kriza të papritura qarjesh, ditë të qeta plot buzëqeshje, me ditë “të këqija”. Shumë femra hyjnë në këtë periudhë rreth të 40-ve, kështu që duhet të përgatitemi për ta përballuar.
3 zgjidhje konkrete
Apatia dhe e kundërta e saj, shpërthimet nervoze na dëmtojnë shëndetin dhe jetën familjare gjithashtu. Nuk është normale t’i mbajmë njerëzit e afërt nën një presion të vazhdueshëm. “Sot në çfarë gjendje do të jetë mami?” “Të shkoj me djemtë për peshkim, apo të rri me bashkëshorten në shtëpi?” Kështu që, bëni kujdes!
Merr një pilulë kontraceptive
Pilulat me bazë estrogjeni dhe progresteroni (të rekomanduara nga mjeku juaj) gradojnë prodhimin hormonal, kështu që qetësojnë këto “kërcitjet” spektakolare të humorit.
Ndrysho stilin e jetesës
Rishiko përparësitë e tua: të pushosh, të marrësh kënaqësitë shpirtërore nga jeta (teatër, shëtitje në park, një masazh profesional, një hobby të ri – një kurs Feng Shui, kërcimi, një aktivitet vullnetar etj. Krijo vend për këto në jetën tënde të tejmbushur me punë dhe përgjegjësi të ndryshme. Bëj ato gjëra të cilat ke mundësi t’i përballosh, sa mundesh dhe kur mundesh0sosja dhe krizat nervore vijnë bashkë. Lër mënjanë vendimet e rëndësishme: pasi “kriza” ka kaluar, me siguri do të kesh mendime më të qarta.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.