Këshilla & Arsye

March 28, 2017 | 10:28

Cila është mosha më e mirë për t’u bërë nënë?

Cila është mosha më e mirë për t’u bërë nënë? Sipas studimit në Universitetin Aarhus në Danimarkë, idealja është mbi 30 vjeçe.

4830

Një studim i 4,741 nënave daneze tregoi se femrat mbi të 30-at kanë më pak vështirësi të sjelljes sociale dhe emocionale në rritjen e fëmijëve. Në Danimarkë, mosha mesatare për të pasur fëmijë është 30.9 vjeç dhe përqindja e foshnjave të lindura nga nëna mbi moshën 40 vjeçe është katërfishuar që nga viti 1985. Të dhënat nga Zyra e Statistikave Kombëtare thonë se, mosha mesatare e grave që kanë fëmijë në Angli dhe Uells është 30.3 vjeç.

Femrat që lindin vonë (por jo gjithmonë) janë më të arsimuara, financiarisht më të sigurta dhe më të qëndrueshme se nënat e reja.

Faktorët që shpjegojnë dallimet në zhvillimin e fëmijëve:

Nënat në moshë kanë pjekuri më të madhe emocionale, priren të falin dhe janë më fleksibël gjatë prindërimit të tyre. Këta faktorë nxisin një autoritet, i cili balancon arsyetimin me vendosjen e kufijve të sjelljes. Studimi danez zbuloi se, nënat mbi moshën 33-vjeçare kishin më pak gjasa të ndëshkonin fëmijët e tyre verbalisht ose fizikisht. Ato ishin më të durueshme. Megjithatë, 15-vjeçaret në studim kishin të njëjtin nivel të problemeve emocionale, pavarësisht nga mosha e nënës së tyre.

“Dihet që njerëzit me kalimin e moshës dinë sesi të përshtaten me situata nga më të ndryshmet, janë të prirur për të qenë më tolerantë dhe janë më pak të ngarkuar nga ana psikologjike”, sipas ekspertëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top