Në zhvillim: Pjesa më e madhe e fëmijëve që pëson dënime fizike, për shkak të sjelljes së tyre agresive zhvillojnë një agresivitet akoma më të madh në të ardhmen. Një studim i Murray Straus kërkues shkencor në Universitetin New Hampshire thotë se: shuplakat në të ndenjura janë të lidhura me një rritje të sjelljeve të këqija të fëmijës dhe është e kundërta e asaj që të gjithë mendojnë.
Për sa i përket IQ (koeficientit të inteligjencës): Zhvillimi i inteligjencës dhe i aftësive konjitive duket se pëson dëmtime, në qoftë se fëmija është rrahur me shuplaka, kur ka qenë i vogël. Këtë e vë në dukje një studim, rezultatet e të cilit u bënë publike në San Diego me rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Dhunës, Abuzimit dhe Traumës.
Si përfundim:
Fëmijës i gjuajmë në mënyrë që të sjellim një korigjim, por në të vërtetë ai përvetëson krejt tjetër gjë. Mëson se problemet mund të zgjidhen me dhunë dhe nëse ne edukatoret dhe prindërit e tyre duam t’u mësojmë fëmijëve vetëkontrollin nëpërmjet dënimeve fizike, marrim tërësisht një rezultat të kundërt, njësoj si rezultati kur lëshojmë një bumerang, i cili kthehet mbrapsh.
Fëmija mëson që udhëheq “ligji i më të fortit” dhe mendon se, është e drejtë t’i keqtrajtosh fëmijët më të vegjël.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.