Mirëqenie

December 21, 2017 | 10:36

Cilat ushqime mund të “thajnë” lëkurën tuaj

Lëkura e thatë është një nga problemet që shkaktohet për shkak të parregullsive dietike gjatë sezonit të Krishtlindjes. Përveç kileve që do t’ju rriten, dieta që ndiqet për festa mund të ndikojë në pamjen e lëkurës suaj.

Alkooli, sheqeri, gluteni dhe produktet e qumështit shkaktojnë inflamacion në zorrë, gjë që reflekton në fytyrën tuaj.

Cilat ushqime mund të "thajnë" lëkurën tuaj

Alkooli

Nëse vëren rrudha nën sytë, vija ose pika mes vetullave, lëkurë të dehidratuar dhe skuqje në fytyrë, me siguri ke pirë shumë më shumë asaj që lejohet.

Sheqeri

Konsumi i tepërt i çokollatë dhe ëmbëlsirave të tjera shkaktojnë dehidratim të lëkurës. Një dietë e lartë me sheqer ndihmon për të rritur presionin e gjakut dhe shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Gluten

Gluten është një proteinë e gjetur në grurë, thekër dhe elb. Konsumi i tepërt i bukës, makaronave dhe karbohidrateve të tjera gjatë Krishtlindjes mund të shkaktojë skuqje dhe ënjtje të faqeve, pika të kuqe në ballë dhe pika të errëta në mjekër.

Qumështi

Qumështi, djathi dhe kosi, në konsum të pakontrolluar mund të shkaktojë qese të zeza nën sytë. Përveç ndikimit në epidermë, 75% e njerëzve me intolerancë laktoze po përjetojnë gjithashtu probleme të tretjes.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top