Femra të mira ekzistojnë kudo, por ky fakt nuk vihet re në fazën e lidhjeve. Mund të ndodhë të lidhesh me femra të ndryshme dhe të besosh se femrat me personalitet të fortë nuk ekzistojnë. Nuk është e vërtetë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për meshkujt, por duhet kuptuar se duhet të njohësh disa njerëz të gabuar, derisa të arrish tek personi i duhur. Vetëm me të duhurin do kuptosh se sa shumë je gabuar në idetë e tua.
Ndaj, në këtë artikull ne duam të përqendrohemi në cilësitë e një femre me karakter të fortë.
- Ajo kujdeset për veten.
Një femër e fortë dhe krenare për veten është e përgjegjshme dhe realiste për gjërat që bën dhe që nuk i bën dot dhe nuk fajëson asnjë person për këto të fundit. Një femër e tillë është e besueshme, punëtore dhe e sigurt në vete.
- Ajo ndihet rehat me veten e saj.
Një femër e tillë i njeh vlerat e saj dhe pavarësisht se mund të jetë e pasigurt ndonjëherë (është njeri si të gjithë ne), ajo sërish e sheh veten me krenari në pasqyrë. Kjo femër është mjaftueshëm inteligjente për të kuptuar se opinioni i saj për pamjen e jashtme është i vetmi që ka rëndësi.
- Ajo beson se duhet të jetë e pavarur.
Me pak fjalë, ajo s’ka nevojë për të tjerët për t’ia dalë mbanë në jetë dhe kjo është diçka pozitive. Një femër me personalitet të fortë nuk varet tek askush për të plotësuar nevojat e saj. Nëse një femër e tillë është dashuruar me ty, dije se nuk e ka bërë për ta ndihmuar me aspektin financiar, apo me aspektin mendor me këshilla. Ajo ka hyrë në marrëdhënie si e barabartë me ty.
- Nuk është shumë e përqendruar tek vetja.
Një femër me personalitet të fortë nuk përqendrohet shumë tek vetja. Përkundrazi, ajo mund të japë më shumë nga sa meriton se duhet të marrë. Në një marrëdhënie, vihet re në mënyrë të dukshme vetëmohimi i tyre. Ato duan më të mirën për personin që kanë në krahë.
- Nuk është shumë e interesuar tek debatet e kota.
Dramat nuk i interesojnë një femre të fortë. Ato nuk do të luajnë asnjëherë lojëra fëmijësh, apo të përpiqen të të bëjnë xheloz. Është fakt që një femër e fortë nuk ka nevojë të bjerë në sy me gjëra të tilla.
- Ajo të frymëzon të jesh versioni më i mirë i vetes
Një femër e fortë e di se sa shumë mund të arrijë gjithkush rreth saj dhe i nxit të gjithë të vetë-përmirësohen. Ajo dëshiron që të gjithë të bëjnë dhe të arrijnë maksimumin, sepse beson dhe i respekton aftësitë e personave që e rrethojnë.
- Sillet në mënyrë shumë të qetë në konflikte.
Një femër e pjekur dhe e fortë nuk i pëlqen shumë konfliktet, por kur ato ndodhin dhe nuk i shmang dot, përpiqet të sillet në mënyrë mjaft të qetë dhe të ofrojë ato që i mendon si zgjidhjet më të mira. Ajo merr pjesë në marrjen e vendimeve në të mirë të të gjithëve, për të mos i prishur qejfin askujt.
- Ka përherë një opinion dhe është mjaft mendjehapur
Një femër e fortë nuk ndihet e frikësuar për të thënë mendimin e saj kudo. Ajo është mjaft tolerante me të tjerët dhe i dëgjon deri në fund gjërat që thonë të tjerët. Ajo është edhe mendjehapur në një marrëdhënie duke mos kërkuar vlerësime apo lëvdata të kota nga partneri i vet.
- Lë gjithmonë një përshtypje pozitive
Siç e përmendëm më lart, një femër me vlera ka karakter të fortë. Ajo beson tek vetja, është e zgjuar, e ndershme dhe besnike. Për këto cilësi të saj, ajo lë përherë përshtypje të mira tek njerëzit. Nëse ke në krahë një femër të tillë, mundësitë janë të shumta që familjarët apo miqtë e tu ta respektojnë dhe ta duan atë.
- Ti do të ndihesh fatlum që ke në krahë një femër të tillë.
Është e pamundur të mos ndihesh me fat, nëse ke pranë një femër me personalitet të fortë. Duhet të ndihesh edhe krenar, se një femër e tillë e zgjedh me kujdes partnerin e vet dhe përderisa ka zgjedhur ta kalojë jetën me ty, atëherë duhet të ndihesh i veçantë dhe i privilegjuar për këtë fakt.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.