Mirëqenie

December 13, 2017 | 12:33

Cili është pulsi normal i zemrës?

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, zemra godet rreth 2.5 milionë herë gjatë jetës sonë. Kjo do të thotë që brenda një dite pulset arrijnë 100,000, ndërsa gjaku që rrjedh në trup është 7,500 litra.

1

Rrahjet e zemrës janë një tregues i rëndësishëm i shëndetit që ne të gjithë duhet të dimë pasi tregojnë nëse muskujt e zemrës punojnë si duhet. Është veçanërisht e rëndësishme të matni rrahjet për minutë në një gjendje të relaksuar, domethënë, pa patur ndonjë veprim fizik dhe pa qenë i ngarkuar emocionalisht.

Zemra mund të luhatet brenda ditës dhe zakonisht rrahjet janë më ulët kur flemë.

Pulsi fiziologjik i zemrës në një gjendje të relaksuar, variojnë nga 60 në 100 për minutë në qetësi absolute.

Është e rëndësishme të mbahen pulset brenda këtyre kufijve pasi sigurohet që muskujt e zemrës nuk janë të mbingarkuara.

Kur shkalla e zemrës për minutë tejkalon një mesatare prej 100, atëherë mendojmë se personi ka një shkallë të lartë të rrahjeve të zemrës. Takikardia mund të jetë për shkak të kushteve të përkohshme ose ndryshohet në kushte të tilla si ethe, anemi, dehidratim dhe stresit fizik ose psikologjik, por edhe dëme të indeve të zemrës apo hipertensionit. Simptomat e zakonshme që ndodhin për shkak të takikardisë janë: disproza, marramendje, dhimbje në gjoks.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top