Këshilla & Arsye

November 16, 2019 | 8:11

Cili stil i prindërimit është më efikas?

Stili i prindërimit autoritar bën të mundur përfshirjen e fëmijëve në ndërtimin e rregullave dhe aspiratave të familjes. Ky lloj stili, në krahasim me atë të ashpër, diktatorial apo atë tolerant, mundëson zhvillimin e një sjelljeje të pjekur tek adoleshentët.

1

Prindërit autoritarë përdorin, zakonisht, një sistem privilegjesh: adoleshentët ngarkohen me një lloj përgjegjësie e lirie. Nëse i mbajnë përgjegjësitë, atëherë u jepen privilegje të tjera. Nëse tregohen të papërgjegjshëm, ndodh që të humbasin dhe privilegjet që kanë fituar. Çdo lloj  lëshimi apo privilegji që i bëhet adoleshentit, duhet të monitorohet nga prindërit.

Teknika për menaxhimin e marrëdhënies prind – adoleshent

1

Është paradoksal fakti, që prindërit, në mënyrë të pavetëdijshme bëjnë të njëjtat gabime me fëmijët e tyre siç kanë bërë edhe prindërit me ta. Prindërit duhet të kuptojnë që ata janë objektivi kryesor i agresivitetit që shumica e adoleshentëve përjetojnë. Ata duhet t’i mbijetojnë kësaj marrëdhënieje intensive mes tyre dhe fëmijëve adoleshentë, domethënë të mos shkatërrohen, të lëndohen thellë, të bien në dëshpërim dhe të ngrenë duart lart para këtij agresiviteti. Me pak fjalë, të mos heqin dorë nga roli i tyre si prindër.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top