E pra, ajo tha se dëshironte një gur të madh!
Për disa njerëz, nuk ka lidhje madhësia e unazës, por dashuria për njëri-tjetrin. Një vit më parë, më 14 mars, i riu Liu kishte marrë të dashurën e tij për të parë meteorët kur ishin me pushime. Gjatë udhëtimit të tyre, ai e pyeti nëse ajo e pëlqente shkëmbin gjigand dhe ajo tha po.
Liu kontaktoi me pronarin e meteorit dhe e pyeti sa kushtonte. Sipas mediave kineze, ai pagoi një milion juan (118,000 £).
Po më 14 mars të këtij viti, ai organizoi propozimin e tij dhe nuk kishte se si të merrte një përgjigjie negative.
Megjithatë propozimi është kritikuar në news163.com. Shumë njerëz kanë dyshime nëse ky shkëmb është i vërtetë.
Një komentues shkroi: “Meteor të tillë të mëdhenj janë thesare. Ju nuk mund t’i keni ata”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.