Marrëdhënie

May 7, 2017 | 9:30

Çmojini miqtë e vërtetë!

o-friends-facebook

Koncepti për shoqërinë, në kulturën tonë ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve, duke ia zbehur vlerat asaj …

Arta Llana, Msc.psikologe klinike pranë Qendrës Komunitare Nr. 3

Arta Llana, Msc.psikologe klinike pranë Qendrës Komunitare Nr. 3

Kuptimi dhe vlerësimi që i japim marrëdhënieve shoqërore ndryshon nga nje individ tek tjetri, ku pjesë e kësaj është personaliteti, kultura ku jemi rritur apo jetojmë, gjendjet e ndryshme emocionale, stresorët e jetës së përditshme etj.

Secili individ, sado të sforcohet në një raport shoqëror, vjen momenti që ai do japë aq sa ai mbart në vetëvete, çka do të thotë që ai do dhurojë nga vetja atë që ai mbart në personalitetin e tij.

Natyrshëm shumë njerëz do të shprehen se janë zhgënjyer në shoqëri , ose janë lënduar kur nuk e prisnin .

Këto raste kanë shpjegim shume të thjeshtë : në momente të caktuara del një anë e personalitetit i cili nuk ishte vënë në provë më parë. Jo më kot është e vështirë të gjesh ata miq të cilët përputhen në shumë pika me parimet tona, por është po kaq e lehtë të hysh në biseda me shumë njerëz, dhe kjo nuk të tregon se i ke miq.

Miqësia është e çmuar, është e rrallë, të bën të ndihesh vetëvetja dhe të motivon për të qenë një person pozitiv .

Me miqtë e vërtetë ti ndan çdo gjë pa pasur frikën se do zhgënjehesh, pa pasur frikën se do keqperdorë vuajtjen që ke ndarë me të, dhe mbi te gjitha nuk ka në mes interesin, por çmon vlerat.

Nëse keni miq kaq të mirë, konsiderojeni veten me fat , çmojini ata dhe jepini vlerën e duhur raportit të miqësise pasi koha që japin është gjëja më e çmuar , heqin një pjesë të jetës së tyre, pikërisht jetën që nuk e përsërisim dot më, edhe sikur të zotërojmë pasurinë më  të madhe të mundshme të këtij planeti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top