Në fokus

August 16, 2019 | 9:09

Çokollata bën mirë për trurin

Çokollata nuk bën mirë vetëm për humorin, por edhe për trurin. Sipas studiuesve kakao ndihmon për të ruajtur të shëndetshëm dhe sa më të ri trurin.

Një studim amerikan, i botuar në revistën “Neurology” përfshiu 60 persona të moshës rreth 73 vjeç, të cilët konsumonin dy filxhanë çokollatë të ngrohtë çdo ditë, për disa muaj rresht. Në përfundimin e këtij studimi, rezultati ishte shumë suprizues.

Të moshuarit që kishin probleme me qarkullimin e gjakut në tru, kishin një rritje me 8.3% të fluksit të gjakut, duke pasur performancë të shkëlqyer në testet e memories. Sipas studiuesve, në të ardhmen kakaoja mund të ndihmojë për të zgjidhur problemet e demencës tek të moshuarit, duke bërë të mundur gjetjen e një kure për sëmundjet e rënda si Alzheimer-i.

Nga ky këndvështrim, studiuesit amerikanë janë shumë pozitivë dhe të bindur se çokollata është “çelësi” për të gjetur një kurë të efektshme për shumë sëmundje që prekin moshën e tretë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top