Mirëqenie

January 7, 2019 | 15:14

Çokollata dhe vera ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes

Nëse po mendonit të hiqni çokollatën dhe verën nga lista juaj e ushqimit për faktin e thjeshtë se jeni mbipeshë dhe dëshironi të humbni peshën, ndaloni.

Është treguar se si çokollata ashtu edhe vera ngadalësojnë plakjen:

Sipas studimeve të fundit shkencore është përcaktuar se ka një substancë të quajtur reservatrol në verë të kuqe dhe çokollatë të errët që shkakton rinovimin dhe funksionimin e përkryer të qelizave. Kjo substancë ndihmon gjenet që normalisht janë çaktivizuar nga mosha e vjetër dhe riaktivizon disa funksione që parandalojnë plakjen.

Gjithashtu, konsumimi i çokollatës me përmbajtje të lartë kakaoje, i siguron trupit tuaj shumë fibra dhe minerale të tretshme si hekur, magnez, bakër dhe mangan, gjithashtu ndihmon në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut dhe zvogëlimin e presionit të gjakut.

Ndërsa, vera e kuqe i siguron trupit tuaj vitamina dhe minerale që do t’ju ndihmojnë të zvogëloni rrezikun e takikardisë. Pavarësisht nga përfitimet e mëdha të këtyre dy ushqimeve, rekomandohet të mos abuzohet, pasi çdo gjë që tejkalon dëmton.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top