Nëse po mendonit të hiqni çokollatën dhe verën nga lista juaj e ushqimit për faktin e thjeshtë se jeni mbipeshë dhe dëshironi të humbni peshën, ndaloni. Është treguar se si çokollata ashtu edhe vera ngadalësojnë plakjen:
Sipas studimeve të fundit shkencore është përcaktuar se ka një substancë të quajtur reservatrol në verë të kuqe dhe çokollatë të zezë që shkakton rinovimin e qelizave dhe funksionimin e përkryer të tyre. Kjo substancë ndihmon gjenet që janë çaktivizuar nga mosha e vjetër dhe riaktivizon disa funksione që parandalojnë plakjen.
Gjithashtu, duke ngrënë çokollatë me përmbajtje të lartë kakaoje, do t’i siguroni trupit tuaj shumë fibra dhe minerale të tretshme si hekur, magnez, bakër dhe mangan, gjithashtu për të ndihmuar në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut dhe zvogëlimin e presionit të gjakut.
Ndërsa, vera e kuqe do t’i sigurojë trupit tuaj vitamina dhe minerale që do t’ju ndihmojnë të zvogëloni rrezikun e takikardisë. Pavarësisht nga përfitimet e mëdha të këtyre dy ushqimeve, rekomandohet të mos abuzohet, pasi çdo gjë që e tejkalon dëmton.
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.