Kush dashuron çokollatën, tani ka një arsye më shumë për ta vlerësuar atë pa asnjë ndjenjë faji. Çokollata e hidhur është e dobishme në luftë ndaj hipertensionit, nxit hapjen e arterieve koronare dhe ul nivelin e kolesterolit. EFSA, Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore e ka konsideruar këtë si tregues të një produkti nutraceutical me bazë kakaon dhe flavanolet për të trajtuar hipertensionin dhe anginën.
Produkti sipas ekspertëve duhet marrë një herë në ditë për të shmangur presionin e lartë të gjakut. Konfirmimi për përfitimet e kakaos është bërë i njohur për vite me radhë, në sajë të studimeve të kryera mbi popullin Kuna-s, në brigjet e Panamasë. Ky komunitet konsumon sasi të mëdha kakaoje dhe ka një normë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare shumë më të ulët se sa e qytetarëve pan-amerikanë.
Një tjetër ushqim tek i cili studiuesit kanë vlerësuar fenomenin për përfitimet e tij shëndetësore, është ujku, i cili ka efekte të dobishme në kolesterol dhe diabet e që gjithashtu përmban proteina, të cilat në të ardhmen mund të çojnë në krijimin e pilulave për tensionin e lartë të gjakut.
Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Sirtori, gjithashtu në spitalin e Niguarda-s në Milano, mbi dietat proteinike me bazë nga ujku, provuan një rënie prej rreth 4.2% të kolesterolit brenda një muaji, në krahasim me grupin e njerëzve të cilët kishin marrë barna me kazeinë (proteinë e qumështit).
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.