Mirëqenie

February 27, 2017 | 11:38

Çokollata, e shkëlqyer kundër kollës dhe dhimbjes së fytit

Ndjeni dhimbje fyti dhe ju shqetëson kolla? Hani çokollatë të zezë, pasi ju ndihmon realisht shumë! Kakao është një ilaç i vërtetë kundër ftohjes dhe rrufës…

cokollata

Çokollata, shumë e shijshme dhe e pasur me përbërës të shëndetshëm, është një ndihmë e shkëlqyer për të luftuar kollën dhe dhimbjen e fytit. Sipas një studimi të fundit, po të konsumoni 1 shirit çokollatë të zezë në ditë, ndihmon për të zbutur kollën dhe rrufën. Ka të njëjtin efekt si ushqimet e tjera natyrale që përdorim kur jemi sëmurë, si: mjalti apo çaji me bazë xhinxhëri e limoni.

 

Përse kakao bën kaq mirë kundër kollës dhe dhimbjes së fytit?

Përfitimet qëndrojnë në cilësitë lenitive të çokollatës. Teobromina, një alkaloid në përmbajtjen e saj, ka në fakt një efekt shumë të mirë dhe të menjëhershëm kundër kollës, po ta krahasojmë me kodeinën, që përdoret si përbërësi kryesor i ilaçeve klasike kundër kollës dhe rrufës. Ka disa arsye përse duhet të konsumoni çokollatë dhe jo vetëm prej cilësive lenitive dhe anti-inflamatore, ndaj jeni të lirë të përkëdhelni veten çdo ditë me çokollatë, pa u ndjerë në faj. Sigurisht, nuk duhet ta ekzagjeroni!

Kakao dhe ushqimet e tjera që luftojnë kollën, gripin e virozat

Çokollata nuk është ushqimi i vetëm që ndihmon për të shëruar kollën dhe dhimbjen e fytit. Në fakt, ka edhe ushqime të tjera kundër gripit e kundër virozave, të cilat janë të shkëlqyera për të rritur mbrojtjen e imunitetit dhe për të luftuar ftohjen dhe sëmundjet e stinës. Sigurisht, jo të gjitha janë të shijshme dhe me shije siç është kakaoja, por janë po aq të efektshme për të mbajtur nën kontroll virozat e stinës. Ja cilat janë këto ushqime:

Portokallet: përmbajnë sasi të madhe Vitaminë C

Karrotat: rrisin numrin e qelizave që kurojnë infeksionet

Hudhrat: shumëfishojnë qelizat që luftojnë viruset

Kërpudhat: janë të pasura me betaglukan, që cilat forcojnë mbrojtjen imunitare

Luleshtrydhet: jo të gjithë e dinë, por luleshtrydhet janë shumë të pasura me Vitaminë C

Salmoni: i pasur me Vitaminë D, është një nga ushqimet më të mira për të luftuar viruset

Lakra e kuqe: mbron aparatin e frymëmarrjes dhe forcon qelizat e bardha të gjakut

Bajamet: janë të pasura me Vitaminë E dhe antioksidantë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top