Nëse konsumoni çokollatë të zezë ju do të jeni të lumtur, pasi lëshimi i endorfinës e bën trurin të krijojë ndjesinë e euforisë dhe ngazëllimit.
Çokollata e zezë me mbi 80% të përmbajtje të kakaos, është një burim i pasur i triptofanit, një aminoacid që përçon lumturi dhe humor pozitiv. Realisht pema e kakaos prodhon fara shumë të hidhura. Për të përmirësuar këte shije farat e kakaos duhet te fermentohen në mënyrë që të zhvillojnë shijen e tyre. Farat e fermentuara thahen, pastrohen dhe piqen.
Shtresa e jashtme e tyre hiqet për të zbuluar kakaon e vertetë, që përbën çokollatë e pastër. Më pas ajo duhet të lëngëzohet për të formuar atë që quhet liker çokollate dhe më pas përpunohet për të formuar pjesën e ngurtë të kakaos dhe gjalpin e kakaos në mënyrë që të krijohen tre llojet kryesore të çokollatës. Çokollata e zezë, e hidhur, pa sheqer ose pak e sheqerosur është e përbërë kryesisht nga pjesa e ngurtë e kakaos me shumë pak gjalp kakaoje dhe pak sheqer.
Ajo përmban 35% liker çokollate, më shume se 60% kakao të ngurte dhe më pak se 27% yndyrna. Ajo ka shumë pak sheqer të shtuar gjë shumë e mirë për ata që kerkojnë të ushqehen në mënyrë të shëndetshme.
Çokollata e zezë konsiderohet si çokollata më e shëndetshme, sepse përmban 2-4 fish më shumë flavonoide se çokollata me qumësht.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.