Ajo që mendojmë në momentin e parë kur sëmuremi dhe kemi kollë, është çfarë lloji ilaçi duhet të përdorim apo çfarë lloji shurupi duhet të pimë për të luftuar kollën. Por, sipas profesorit Alyn Morice, kreu i studimeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes në Universitetin e Hull dhe anëtar themelues i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Kollës, çokollata është një ndër ushqimet ideale që mund të qetësojë kollën.
Nuk e kishim menduar asnjëherë se çokollata përveçse e shijshme do të kishte edhe veti shëruese. Mjeku ka theksuar se arritja në këtë përfundim vjen pas studimit që ai ka kryer me 163 persona. Këta persona që u morën në studim, u këshilluan të konsumonin çokollatë në vend të medikamenteve dhe rezultatet ishin pozitive dhe më të shpejta.
Pra përdorimi i çokollatës në vend të ilaçeve e shëronte kollën më shpejt, kjo sepse çokollata formon një shtresë në mbaresat nervore të fytit, duke shtypur kështu dëshirën për t’u kollitur.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.