Shumica e njerëzve befasohen kur dëgjojnë nga persona të tjerë se nuk e pëlqejnë çokollatën. Nuk është e vështirë për t’u parë se përse ata kanë këtë reagim, pasi çokollatat janë me të vërtetë të shijshme.
Por, veç kësaj, fatmirësisht është edhe e mirë për ju dhe kjo në disa mënyra të ndryshme. Ndër zbulimet më të fundit për të mirat e çokollatës është aftësia e saj për t’ju bërë më të mençur.
Si ju bën çokollata më të mençur?
Gjatë një studimi të një periudhe 40 vjeçare, hulumtuesit kanë zbuluar se personat që hanë çokollatë të paktën një herë në javë kanë funksion më të lartë të trurit. Sipas udhëheqëses të këtij hulumtimi, Georgina Chricton, konsumimi i rregullt i çokollatës bën që personat të jenë më të mirë duke filluar nga mbajtja mend e numrave të celularit e deri tek kryerja e disa punëve njëkohësisht.
Cili përbërës i çokollatës është përgjegjës për këtë efekt të mahnitshëm? Mesa duket, kakao!
Këta përbërës janë antioksidantë që përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut në tru. Bashkimi Evropian së fundmi ka konfirmuar se flavanolet e kakaos mirëmbajnë elasticitetin e enëve të gjakut, duke lejuar qarkullimin e duhur të gjakut.
Qarkullimi i mirë i gjakut, normalisht, është krucial për funksionin e të gjitha pjesëve të trupit – e veçanërisht të trurit.
Gjëja më e mirë e gjithë kësaj? Nuk keni nevojë për shumë flavanole që t’i gëzoni këto efekte; mjafton konsumimi i një të pestës së një çokollate të madhësisë normale për t’i gëzuar efektet e mahnitshme.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.