Në fokus

March 17, 2020 | 8:18

Coronavirusi, fillimisht goditi më shumë të moshuarit, tani rrezikon edhe të rinjtë

Roberto Cosentini, drejtuesi i spitalit Giovanni XXIII në Bergamo, bën edhe një thirrje tjetër për urgjencën e koronavirusit. Strukturat e Lombardisë tani janë të mbushura dhe virusi duket se prek gjithnjë e më shumë njerëz. Për më tepër, nuk bëhet fjalë vetëm për të moshuarit ose pacientët me sëmundje të mëparshme. Ka edhe shumë të rinj të shëndetshëm të shtruar në spital në kujdesin intensiv dhe ka pak vende në dispozicion.

Coronavirus, apeli i shefit të spitalit të Bergamo-s

“Lombardia tani është epiqendra e koronavirusit. Kjo duket se nuk do të marrë fund kurrë,” tha shefi i spitalit për Repubblica. “60-80 persona të infektuar vijnë çdo ditë në spitalin tim. Gjithnjë e më shumë dhe të gjithë së bashku, të gjithë në gjendje të rëndë dhe të të gjitha moshave që deri para infeksionit ishin të shëndetshëm dhe të fortë”. Pra, nuk preken vetëm njerëzit e moshuar, por edhe të rinjtë e shëndetshëm.

“Sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit, ai mund të krahasohet me një katastrofë natyrore. Të parët që u sulmuan nga virusi – vazhdoi Roberto Cosentini – ishin të moshuarit me shumë patologji të tjera. Tani infeksioni sulmon edhe më të rinjtë dhe më të shëndetshmit. Jam shumë i shqetësuar për përhapjen e tij në rajone të tjera të vendit – rrëfeu shefi”.

 

Burimi / https://www.notizie.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top