Lifestyle

June 27, 2017 | 11:27

Courteney Cox forcon vetëbesimin, i rikthehet bukurisë natyrale

Ka një ndryshim të dukshëm në fotografitë e saj “para” dhe “pas” ndërhyrjeve në fytyrë. Aktorja e serialit të famshëm “Friends”, Courteney Cox ka folur më parë se është penduar për ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrë. Ajo tani ka pranuar se është gati të lejojë që natyra të marrë rrugën e saj.

“I kam hequr të gjithë mbushësit e fytyrës. Jam aq natyrale sa mund të jem”, ka deklaruar ajo për New Beauty. “Ndihem mirë, sepse dukem vetja. Mendoj se tani dukem më shumë si njeriu që isha më parë.”

Aktorja 53-vjeçare ka deklaruar se e ka pranuar faktin, që me moshën fytyra dhe trupi ndryshojnë dhe se nuk ka asgjë të keqe në këtë gjë.

“Gjërat ndryshojnë”, – ka thënë ajo. “Çdo gjë bie. Unë po përpiqesha të mos ndryshoja, por kjo gjë më bëri të dukesha false. Duhet të lëvizni muskujt e fytyrës, veçanërisht nëse keni lëkurë të hollë si e imja. Ato nuk janë rrudha – janë linja të qeshjes.”

Courteney Cox

Courteney tha se ishte një koment i një mikeshe që e bëri të kuptonte se ndoshta kishte shkuar shumë larg me procedurat kozmetike.

“Mendoj se po përpiqesha të frenoja plakjen. Kam bërë gjëra për të cilat ndjej keqardhje dhe fatmirësisht ka përbërës që shkrijnë apo ikin vetë dhe kjo është gjë e mirë, sepse jo gjithmonë ndërhyrjet që kam bërë kanë qenë pamja ime më e mirë.”

Aktorja nuk ka hequr plotësisht dorë nga trajtime të mëtejshme estetike, por ajo thotë se e di se “dëshiron të qëndrojë natyrale”.

Courteney Cox in 2015

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top