Këshilla & Arsye

March 16, 2020 | 8:06

Covid 19, ‘Unë qëndroj në shtëpi’, ja disa këshilla për pacientët me diabet dhe të tjerët

Për shkak të pandemisë koronavirus mbyllja e palestrave, qendrave sportive, pishinave dhe ambjenteve të ngjashme kufizojnë ashpër mundësinë për t’u ushtruar rregullisht.

 

Përfitimet që sjell të ushtruarit janë të shumta si për njerëzit e shëndetshëm ashtu dhe për pacientët diabetikë për të cilët aktiviteti fizik është gurthemeli i terapisë. Ky kufizim mund të krijojë një vështirësi në plotësimin e terapisë së tyre të rregullt.

Sidoqoftë, duke iu përmbajtur legjislacionit të fundit, ANIAD në bashkëpunim me ekspertët e tij propozon një seri aktivitetesh dhe ushtrimesh që mund të bëhen në shtëpi.

Këtu janë disa këshilla

Punë rutinë: një orë punë rutinë, në 3 seanca ditore e ndarë në 20 minuta secila (më pak se 20 minuta nuk sjell ndonjë përfitim). Ne ju rekomandojmë një aktivitet të shpejtë (ecja e shpejtë).

Biçikletë ushtrimi: dy seri ditore prej 15 minutash me intensitet të ndryshueshëm (kjo e fundit mund të modulohet nëse biçikleta e stërvitjes është e pajisur me ndryshimin e saj). Biçikleta stërvitore horizontale është më e rehatshme për shkak të pranisë së sediljes dhe për pozicionin e veçantë që tenton të shpërndajë peshën, duke mos mbingarkuar peshën në pjesën e legenit. Prandaj, në këtë rast koha e aktivitetit mund të jetë gjithashtu më e madhe.

Ushtrimet për peshën e trupit: ushtrimet e këtij lloji janë ato që mund të sjellin një numër përfitimesh siç mund të jetë mirëmbajtja dhe tonifikimi i muskujve, madje nëse kryhen në mënyrën e duhur ato mund të garantojnë rezultate të shkëlqyera. Nga këto ushtrime përmendim: shtytje, mbledhje, lëvizje në vend, ushtrime barku. Shumë ushtrime mund të ndiqen dhe huazohen nga aktivitete të tilla si gjimnastikë, pilates dhe joga.

Të ndryshme: përdorimi i shkallëve të godinës tuaj, duhet të inkurajohet një frekuencë mesatare prej 8 ngjitje dhe tetë zbritje. Githashtu rekomandohet edhe përdorimi i peshave të vogla dhe aksesorëve të fitnesit, por edhe përdorimi i objekteve të tilla si; kova ose shishe me ujë, çanta shpine të vogla të mbushura me objekte me peshë të ndryshme.

Përdorimi i litarit të kërcimit. Ky është i dobishëm për ndërtimin e stërvitjeve të vogla me qëndrim në vend.

Ushtrime të rekomanduara

Më poshtë jepen një seri ushtrimesh që mund të kryhen në shtëpi duke ndërtuar një seancë trajnimi me përfshirjen e pothuajse të gjitha zonave të trupit.

  • 2 X 20 Jumping Jack (HOPS me hapje dhe mbyllje të sinkronizuar të këmbëve dhe krahëve)
  • 2 X 15 ushtrime abdominale
  • 2 X 15 përkulje përpara
  • 2 x 10 ushtrime për forcimin e muskujve të shpinës
  • 2 X 8 ushtrime për muskujt e gjoksit, nëse është e nevojshme mund të kryeni edhe shtytjet me gjunjët në tokë për ta bërë më të lehtë ushtrimin
  • 2 x 8 ngritje peshash ulur ose në këmbë
  • 5 minuta ushtrime në biçikletë
  • 3 x 15 ushtrime forcuese për gjymtyrët e poshtme
  • 20 minuta ushtrime përfundimtare
  • Në fund stretching dhe relaksimi.

Këto janë shembuj që vërtet funksionojnë dhe që ju ndihmojnë të mos shtoni në peshë, të qëndroni në formë falë aftësive tuaja fizike pa harruar të monitoroni para, gjatë dhe pas ushtrimit gjendjen tuaj shëndetësore, duke kujtuar se aktiviteti fizik mund dhe duhet të jetë një kalim kohe dhe një mbështetje e dobishme për të kapërcyer monotoninë e këtyre ditëve të veçanta, si dhe marrjen e përfitimeve të njohura për popullatën e përgjithshme dhe veçanërisht për pacientët me diabet.

 

 

Burimi / https://www.catanzaroinforma.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top