“Jam shumë e shqetësuar: nuk do të doja ta gjeja veten për herë të tretë për të parë të njëjtat skena,” shtoi ajo. Postimi i saj po ngre shumë polemika.
“Shoh shqetësim të madh për drekën e Krishtlindjes. Por në fakt duhet të shqetësoheni për të mos e bërë atë në spital ose më keq, të mos e bësh më kurrë”. Ky është paralajmërimi i Elena Pagliarini, infermiere në dhomën e urgjencës së spitalit të Kremonës, e cila u bë simbol i luftës kundër pandemisë kur, në valën e parë, ajo u portretizua e rraskapitur para kompjuterit. Ndërsa diskutonte për meshën e mesnatës, drekat dhe darkat, me debatin për Krishtlindjen e hapur në të gjithë Italinë, Pagliarini donte të jepte një paralajmërim të qartë.
Infermierja, gjithashtu e shpërblyer për angazhimin e saj nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, do të thotë në paralajmërimin e saj në Facebook se: “Jam shumë e shqetësuar: nuk do të doja ta shihja veten për herë të tretë për të parë përsëri të njëjtat skena. Edhe unë kam familje, me të cilën do të doja të isha, por nuk do ta bëj, jo këtë vit. Do t’i kaloj Krishtlindjet në urgjencë”.
Polemika – Fjalitë që infermierja postoi, nuk u pëlqyen nga shumë veta dhe ajo u bë objekt kritikash. “Këta infermierë duhet të ndalojnë së bëri fenomen shoqëror dhe të kufizohen vetëm duke bërë punën e tyre, pa të gjitha këto shpallje. Një punë për të cilën vetë e kanë zgjedhur dhe që askush nuk e ka detyruar ta bëjë”, shkruan Nicola. “Mos na e prish p… !! Dhe le të kemi një Krishtlindje njerëzore … se në këtë moment tragjik po jetojmë në mënyrë çnjerëzore”, ia beh Alessandro. Dhe Ilary: “Infermierja ime e dashur …. Ju u bëtë e famshme vetëm falë një fotografie …. Por çdo infermiere e vetme duhet vlerësuar jo për një fotografi, por për punën e paçmuar të bërë gjatë pandemisë së pranverës së kaluar … Pra, le të shmangim shakatë e kota të mendojmë për të bërë punën që të takon dhe jo politikë se ka mjaft që e bëjnë atë”.
Ka nga ata, si Justin, që thonë se respektojnë punën që bëjnë mjekët dhe infermierët “por nuk pranojnë këshilla se si të jetojnë ose çfarë të bëjnë: nëse do të vareshin nga ata – shkruan ai – të gjithë do të ishim në shtëpi duke vdekur nga depresioni”. Monia i uron asaj “më pak arrogancë” dhe ka nga ata si Niccolò që kujtojnë se në mesin e personelit mjekësor u gjetën nga ata që vulosën kartën dhe ata që shkuan për të bërë pazar, ata që shkuan për të luajtur tenis dhe ata që bënë vizita private për studime mjekësore ndërsa supozohej të ishte në spital.
Megjithatë, ka shumë që mendojnë si Elena. “Por në fakt, kush kujdeset për drekat e Krishtlindjeve apo për skijimin”, shkruan një grua. “Unë me të vërtetë nuk i kuptoj përparësitë e njerëzve, mirë!”, Një tjetër postim. “Le të shpresojmë që mendja e shëndoshë të përdoret këtë herë”, ajo shpreson për një të tretën dhe shumë i dërgojnë asaj lule dhe ikona në internet për të treguar simpatinë dhe vlerësimin ndaj saj.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.